Policia e qytetit të verior ka filluar ditën e sotme procedimin penal ndaj 5 personave të cilët akuzohen për kontrabandë të lëndëve drusore. Personat e akuzuar janë: N. Cubi, vjeç 55, banues në Shkodër, N. Brija, vjeç 29, banues në Shkodër, S. Kurtaj, vjeç 30, banues në Shkodër, dhe G. Malaj, vjeç 50, banues në Shkodër.
Procedimi filloi pasi këto shtetas gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në aksin rrugor Shkodër – Dukagjin, janë kapur duke transportuar me automjetet e tyre, secili me nga 8 metër kub lëndë drusore, për të cilat nuk kishin asnjë dokumentacion. Materialet janë dërguar në Prokurori, dhe baza ligjore janë nenet 180 dhe 205 të Kodit Penal.