Ministria e Financave ka bërë një ndryshim në udhëzimin për procedurat e hapjes së lojërave të fatit, me qëllim për të shmangur abuzimet në lidhje me detyrimet e prapambetura.
Bazuar në këto ndryshime, hapja e lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike dhe bingove tradicionale do të bëhet vetëm pasi në organet përkatëse të paraqitet edhe vërtetimi për shlyerjen e detyrimeve tatimore.
Kujtojmë që udhëzimi i datës 19 janar 2009, nuk përcaktonte qartë afatin e shlyerjes së këtyre detyrimeve dhe kjo linte hapësira për abuzim.