Ish-drejtori i buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Armand Tartari, merr azik politik në Francë. Tartari është personi i dytë që ka fituar statusin e azilantit pas gjeneralit Luan Hoxha në SHBA.
38-vjeçari u dënua me një vit burg në procesin “Gërdeci”, ku në një shpërthim në një depo demontimi pak kilometra larg Tiranës humbëm jetën 26 vetë.
Ish-drejtori i buxhetit në Ministrinë e Buxhetit, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Miratimit të Çmimeve, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë caktuar si çmime të shitjes së municioneve, dyfishin e çmimeve të ofertës së shoqërisë amerikane “SAC” që ka përgatitur Ylli Pinari.