Sipas shkencetareve amerikane, Robert Goodland dhe Jeff Anhang, bashkeautore te librit “Livestock and Climate Change”, pjesa me e madhe e gazrave serre te emetuar ne atmosfere shkaktohet nga rritja e kafsheve neper fermat industriale. Qe ne vitin 2006, FAO dha alarmin duke thene se sektori i industrise se mishit shkaktonte 18 % te ndotjes se pergjithshme. Kjo shifer eshte me e madhe se sektori i transportit qe ndot ambientin me 13.5 %. Ne total, prodhimi i mishit emeton ne atmosfere 32.6 miliarde ton dioksid karboni ne vit. Per te prodhuar nje racion me mish pule emetohen ne atmosfere gazra aq sa emeton nje makine per 1.17 km, ndersa nje racion mish derri eshte i barabarte me 4.1 km rruge me makine.