Cfarë është PAO?
Janë dy elementë që duhen mbajtur gjithnjë parasysh. I pari është data e skandencës dhe i dyti është PAO (Period After Opening)që tregon kohëzgjatjen e vlefshme të një produkti kozmetik pas hapjes.
Si ruhen produktet kozmetike?
Ato duhet të mbahen në vende të thata, të freskëta dhe të errëta. Më mirë është të qëndrojnë në një dollap apo sirtar, mjafton të mos jenë direkt në dritë. Mbajini larg kondicionerëve, tharësve të peshqirëve. Përdorini gjithnjë me duart të pastra.
Cilat janë rreziqet e një produkti të skaduar?
Edhe pse toni i syve qe e keni blerë prej kohësh ju pelqen shume, duhet të kuptoni që ai mund t'ju sjellë ndonjë problem alergjie apo infeksioni. Rrezik ka 60 përqind më shumë nëse përdor produkte të skaduara.
Po sa zgjasin mesatarisht produktet kozmetike dhe produktet e bukurisë?
Kremi i fytyrës: Zgjatja e këtij produkti nuk shkon më shumë se 12 muaj. Përdoreni gjithnjë me duar të pastra, të sapolara apo me anë të një spatule.
Produktet për pastrimin e fytyrës: Këto mund të zgjasin deri në 3 vjet, sidomos nëse nuk përmbajnë alkool. Gjithësesi duhet të jeni të kujdesshëm nëse ato ndryshojnë në ngjyrë apo në aromë.
Rimeli: Ky produkt zgjat 6 muaj, por nëse hapet shpesh duhet të përfundojë në plehra brenda 3 muajve.
Buzëkuqi: Nëse produkti është cilësor zgjat edhe tre vjet. Kujdes mos e mbani shumë gjatë në vende shumë të ftohta apo të nxehta.