Profecia Maja Afrohet fundi i botes jo me 21 dhjetor 2012 por me 5 qershor 2012

Profecia Maja: Afrohet fundi i botes jo me 21 dhjetor 2012, por me 5 qershor 2012
Sipas llogaritjeve të arkeologes amerikane Maria Longhena, fundi i ciklit të kalendarit Maja është kalimi i Venusit në diskut diellor, i cili do të jetë më 5 qershor, 2012. Kalimi i Venusit - mbështet Longhena – simbolizon ngjarje negative të shoqëruara me luftëra, përmbytje, zi buke, tragjedi. Për të vërtetuar teorinë e Longhena edhe astrofizikanët modernë kanë konfirmuar se data 5 qershor 2012 është  një koincidencë e sigurt.

Maria Longhena shpjegon se pse është aq i rëndësishëm ky kalim i Venusit: "Ky planet sipas shkrimeve të priftërinjve Maja (të cilët ishin astronomë të talentuar) është i lidhur me ngjarjet negative të tilla si përmbytjet, katastrofa,  luftërat. Dhe fundi i ciklit të kalendarit Maja ofrohet me fatkeqësitë, ashtu si fundi i ciklit të parë”.

Në Kodi e Dresden fundi i botës vjen nga një përmbytje që simbolizohet nga një dragua i madh që hedh ujë në Tokë". Sipas astrofizikantit Jesùs Galindo shkrimet e shenjta të gdhendura në një gur të madh në Tortuguero (në jug të Meksikës) sigurojnë fundin e ciklit kalendarik me ardhjen nga qielli të një qenie mbinatyrore, që do të sjellë... Interpretimi i shkrimeve të priftërinjve Maja është i komplikuar, por e dhëna e sigurt që vërtetohet  nga astrofizika moderne është se koincidenca e shtrirjes Diell- Venus-Tokë do të ndodhë më 5 qershor.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama