Profecia e Osmanit Kur le nje trofe i humb te dy

Profecia e Osmanit: Kur lë një trofe, i humb të dy

Përplasjet jashtë fushe mes Skënderbeut dhe Partizanit këtë sezon nuk kanë munguar kurrë. "Kulmi" i diskutimeve është përqendruar në rrjetet sociale. osmaniDhe për ta vërtetuar këtë mjafton të kujtojmë "thumbimet" në distancë mes Tefik Osmanit dhe Ditmar Bicajt, dy miq të mirë jashtë fushë, por kundërshtarë për garën e titullit.

Komenti i bërë nga Osmani në profilin e tij ka pasur lidhje me fitoren e shumëkomentuar të Partizanit ndaj Laçit 2-3 (për llogari të Kupës), rezultat i cili flitej si i paravendosur. osmani bicaj

Mbrojtësi korçar shënjestronte me një postim në "Facebook", duke evidentuar formën se si klubi i kuq i fitonte takimet në kampionat. Por reagimi i menjëhershëm i Bicajt, i cili kërkonte që gjithçka t'ia linin fushës, solli një kundërpërgjigje të shpejtë të Osmanit.

Ky i fundit i thoshte Bicajt që kur lë një trofe për një tjetër, mund të mbetesh edhe pa gjë në fund. Gjë që, sipas mbrojtësit, ka ndodhur vitin e kaluar, kur Partizani "shiti" fanellën për të bërë marrëveshje me Laçin në një seri takimesh të toleruara nga dy palët. "Pse të dogji? Nuk lihet një trofe për të marrë një tjetër se i humb të dy. Pyet shokët që i humbën vitin që iku".

Por, tashmë që Skënderbeu zyrtarisht ka dalë nga Kupa, duket sikur rreziku që paralajmëronte Osmani mund të prekë edhe vetë korçarët. E vetmja formë për të shmangur "profecinë" e mbrojtësit lidhet me titullin. Nëse Skënderbeu shpallet kampion, atëherë skuadra e drejtuar nga Josa nuk do të mbetej duarbosh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama