Jeta e hershme
I lindur me 30 gusht 1951 në një familje të varfër në fshatin e quajtur Marevc, sot pa mëdyshje mund të quhet politikani më i pasur në vend, pasuria e të cilit shkon rreth 400 milionë euro.Është baba i 5 fëmijëve. Ndërkohë bashkëshortja e tij, tani zonja e parë e shtetit, është rusja Maria Pacolli. Me zonjën e parë, Pacolli ka tre fëmijë dy djem dhe një vajzë. Ndërkohë dy vajzat të tjera i ka nga martesat e mëhershme. Pa dyshim nuk mund të anashkalohet edhe martesa e tij e mëhershme, me këngëtaren e njohur italiane me origjinë shqiptare Ana Oxa.Behgjet Pacolli ishte njëri nga dhjetë fëmijët e familjes. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm në moshën 17 vjeçare, emigroi në Hamburg të Gjermanisë, ku u diplomua në ekonomi si dhe u specializua ne marketing dhe menaxhim. Katër vite më pas, rikthehet në Kosovë ku përfundon shërbimin ushtarak. Gjatë shërbimit të tij, në ushtrinë jugosllave ishte pjesë e gardës që i shërbente presidentit Josit Broz Tito.
Lidhjet me Moskën
Dy vite më vonë, ai shkon në Zvicër fillon punën me një kompani zvicerane, në të cilin nisin kontaktet e para me Moskën. Aty ai themelon kompaninë e tij, Mabetex Project Management, kompani konstruksioni me seli në Lugano. Grupi i tij, është i njohur për rinovimin e Kremlinit në Moskë, Parlamenti Federal Rus, Shtëpia e Operas ruse e shumë të tjera Evropë. Ai ka rinovuar Kuvendin e Kosovës dhe njërin nga objektet e qeverisë së vendit. Kompania e Behgjet Pacolli ishte akuzuar disa herë për afera korruptive, pastrim parash etj, por asnjë nga akuzat e ngritura, nuk është vërtetuar nga ndonjë gjykatë.Lidhjet e tij të veçanta më Moskën dhe në veçanti me ish-presidentit rus Boris Jelcin u vunë në pah gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Masakrat e para në Drenicë kishte sjellë një takim të papritur ndërmjet Pacollit me ish-diktatorin Sllobodan Millosheviç. Takime dhe lidhjet e tij të ngjashme, ishin në fokus të shumë mediave ndërkombëtare dhe vendase ditëve të fundit. Ai u kritikua shumë për të kaluarën e tij. Pacolli u kthye në Kosovë në vitin 2006, formoi partin Aleanca Kosova e Re, e cila doli e në treta në zgjedhjet e vitit 2007. Partia e tij, shpesh u kritikua nga opozita si ‘satelite’ e partisë së Hashim Thaçit.
Si u bë President
Që pas shpalljes së pavarësisë z.Pacolli pretendon në sigurimin e dhjetra njohjeve. Pas, prishjes se koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, ishte partia e Pacollit ajo e cila nisi mocion mosbesimin ndaj partisë në pushtet. Mocioni u votua dhe u shpërbë kuvendi. Duket se pikërisht kjo ishte strategjia për jetësimin e dëshirës së tij për të arritur në kolltukun e presidentit.
Posti i presidentit e bën pjesë të së ashtuquajturës qeverisje e korruptuar, siç e quante dikur. Ky veprim shkaktoi kritika. Madje nga shumë analistë, por edhe nga veteranët e luftës së UÇK-së, Pacolli është vlerësuar i padenjë për postin e presidentit të shtetit.Mirëpo në reagimin e tij pas shqetësimit të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Pacolli tha se asnjëherë nuk ka deklaruar që Serbia është nëna e Kosovës, se do të bëhej ndonjëherë Tito i Kosovës dhe se serbët i kishte quajtur vëllezërit tanë, siç shkruhet së fundmi në mediat e Prishtinës.
Çmimet
Veprimtaria e z. Pacolli në Kosovë njihet edhe për kontributin e tij në çështje humanitare. Ndërmjet një fondi humanitar, vazhdon të ndihmoj shërimin e shumë fëmijëve jashtë vendit, por edhe përkujdesjen e shumë familjeve të varfra.
Në vitin 2010 Pacolli u nderua me çmimin ‘Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit’, nga Unionit Internacional për Paqe. Çmimi ishte një mirënjohje për veprat humanitare për angazhimin e Pacollit në disa raste për të liruar pengjet. Nisi me lirimin e kosovares, Shqipe Hebibi dhe shumë pengjeve të tjera që punonin për Kombet e Bashkuara në Afganistan.Por tani, Behgjet Pacolli me nënshtetësi zvicerane, me pushtetin që i jep Kushtetuta e Kosovës përveç që do të përfaqësojë unitetin e popullit, si president, do ta përfaqësojë Kosovën brenda dhe jashtë vendit, do të jetë udhëheqës i politikës së jashtme, komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës.