TIRANË, 9 Nëntor/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të hënën ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe KFV-në Frankfurt Am Main për programin "Infrastruktura Bashkiake III/IV", furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendodhjet: Berat-Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnje.
Specialistë të Ministrisë së Transporteve, duke mbrojtur marrëveshjen, thanë se programet e infrastrukturës bashkiake me investitorë kryesorë KFV-në dhe BE-në kanë nisur që në vitin 2009-2010, ndërsa sot kemi në zbatim fazën 1 dhe 2, ndërsa kanë ardhur sipas projektligjit për diskutim faza 3 dhe 4, që përfshin qytetet, Berat, Kuçovë, Delvinë Gjirokastër, Kamëz. Librazht dhe Lushnjë, tha Jovan Gjika, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve.
/a.s/ /a.g/