Projekt per riparimin e cative dhe fasadave per shtepite tradicionale ne jug

Projekt per riparimin e cative dhe fasadave per shtepite tradicionale ne jug
Një projekt i Bankës Botërore në bashkëpunimi me ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit synon të riparojë çatitë dhe fasadat e 75 shtëpive tradicionale në Bregdetin jugor të Shqipërisë. Në kuadër të dy programeve, “Çatitë dhe Fasadat” dhe programin “Fjetje dhe Mëngjes”, do të përfitojnë ata banorë të interesuar, të cilët kanë shtëpi tradicionale në bregdetin jugor të Shqipërisë, përkatësisht në fshatrat: Dhërmi i Vjetër, Himarë e Vjetër, Qeparo i Vjetër, Vuno, Ilias, apo në Nivicë, Piqeras, Luksht (lagje në Lukovë).

Sipas ministrisë tashmë janë firmosur 10 kontratat e para, në fshatrat Ilias dhe Qeparo, ku puna pritet të fillojë së shpejti. Programi “Çatitë dhe Fasadat” ofron mbështetje financiare deri në 7,000 $. për riparimin e çatisë dhe fasadës për 75 shtëpi tradicionale në këto zona. Ndërsa 5000 $ të tjerë do të ofrohen për restaurimin dhe përmirësimin e pjesëve të brendshme me kushte moderne të jetesës për 20 shtëpi që do të përfshihen në Programin “Fjetje dhe Mëngjes”.

Bazuar në rregulloren e financuesve, një aplikant mund të marrë pjesë dhe të aplikojë për të dy Programet: “Çatitë dhe Fasadat” dhe “Fjetje e Mëngjes”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama