Dhjetë vjet pas vizitës së parë, Tony Blair pritet sërish si kryeministër në Tiranë. Ish-lideri britanik drejtoi simbolikisht jim-yong-kim-tony-blair-and-michael-barbermbledhjen e qeverisë “Rama”, mbajti së bashku me të një konferencë për mediat dhe lançoi vetëm një pjesë të projektit që e solli në Tiranë. Për të gjithë ata që kanë ndjekur me vëmendje kurbën e marrëdhënieve Rama-Blair në muajt e fundit, vizita e djeshme u pa si vazhdim i kontratës së Londrës, për të cilën nuk dihet ende se sa e kripur do të jetë fatura. Ndaj edhe shprehja e Ramës: “kryeministri Blair është në shërbimin tonë, tërësisht vullnetarisht” pati jehonë më shumë se vetë vizita, nëpër qarqet gazetareske dhe rrjetet sociale.
Në shkrimin e saj për këtë vizitë, Huffington Post i mëshonte kësaj deklarate, ndërsa nuk linte pa përmendur se Blair kishte blerë së fundmi një avion privat prej 30 milionë stërlinash, i pajisur me një dhomë ndenjeje, krevat dhe kuzhinë. Në konferencën e përbashkët, Rama hodhi pjesërisht dritë mbi këtë vizitë në faqen e tij në Facebook, ku shkruante se: “Tony Blair, së bashku me Bankën Botërore do të na mbështesë në ngritjen e Njësisë Speciale të Prioriteteve të qeverisë”. Sipas Ramës, qeveria shqiptare ka nisur diskutimet me Blair dhe BB për të përcaktuar prioritetet afatshkurtra dhe afatgjata të vendit. Në fjalën e tij, ish-kryeministri britanik u zotua se do të punonte me qeverinë e re dhe kryeministrin Rama “për ta parë Shqipërinë të udhëtojë drejt së ardhmes”. “Jam shumë i kënaqur që të jemi me Shqipërinë në këtë rrugë që ajo ka ndërmarrë, në sukses. Të kthejmë vizionin dhe objektivat, në gjëra të prekshme për njerëzit e këtij vendi,”-tha ai. Por cili është projekti “Blair” në Tiranë?
Dhe ç’rol ka Banka Botërore në këtë vizitë të beftë të ish-kryeministrit britanik? Përgjigja na vjen e plotë nga Banka Botërore, e cila ndryshe nga deklaratat evazive të Ramës dhe Blair në Tiranë, ka bërë transparencë në faqen e saj zyrtare. Projekti i Blair, i mbështetur edhe nga Presidenti i Bankës Botërore ka bërë bashkë 6 vende në një “klub” të pazakontë bashkëpunimi, e ku përfshihen Shqipëria, Etiopia, Gana, Malaëi, Senegali dhe Haiti. Liderët e tyre, një pjesë e të cilëve shihen shtrembër nga Perëndimi, janë zotuar se do të bëjnë përpjekje të përbashkëta, në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e këtij projekti gjatë vizitës së tij në SHBA.
Në njoftimin e botuar në faqen zyrtare të BB-së thuhet se: ”Liderët politikë të 6 vendeve vendosën të formonin një rrjet të pazakontë për të ndarë eksperiencë mbi çfarë funksionin dhe çfarë jo, në shpërndarjen e shërbimeve të qeverisë për qytetarët. Shqipëria, Etiopia, Gana, Haiti, Malaëi dhe Senegali vendosën të nisnin këtë përpjekje të përbashkët”,-sqaron Banka Botërore. Ky grup vërtet i pazakontë sa i përket hartës së vendeve, ka vendosur të quhet “Global Network of Delivery Leaders”: një rrjet që pikë të vetme lidhjeje duket se ka Tony Blair.
Projekti vetë ka lindur pas takimit të tij me presidentin e Bankës Botërore, në të njëjtën kohë kur Rama ndodhej në Ëashington. Sipas njoftimit, Banka Botërore dhe zyra e Tony Blair do të sigurojnë mbështetje teknike për rrjetin dhe shtetet anëtare, ndërsa detajet e kontratës janë ende në diskutim me secilin prej tyre. Vetë Rama e ka parë me interes këtë projekt. “Besoj forcërisht se për t’i dhënë kuptimin e duhur, nevojitet një kombinim mes të arsyeshmes dhe frymëzimit.
Pjesa racionale është ngritja e një sistemi efektiv dhe vendosja në funksionim e bazës së të dhënave. Inspirimi ka të bëjë me përmirësimin e shërbimeve në edukim, shëndetësi dhe të gjitha shërbimet e tjera për njerëzit”,-citohet të ketë thënë Rama në faqen e Bankës Botërore. Parë në këtë kontekst, kryeministri duket se na tha të vërtetën, kur pohoi dje se qeveria shqiptare nuk do të paguajë faturën e udhëtimit të djeshëm të Blair në Tiranë. Ajo që nuk dëgjuam të thuhej prej tij ishte fakti se Shqipëria është bërë pjesë e një “vëllazërie” me 4 shtete afrikane, kur gjithë çka pritet nga qeveria e re është “vëllazëria” me shtete të Bashkimit Europian.