“Zona e Liqenit do të jetë së shpejti qendër e re, ndërkohë që projekti fitues harmonizon interesin publik me atë privat”- tha Rama gjatë prezantimit të fituesit.
Ai ka theksuar se ky konkurs synon gjetjen e idesë më të mirë e cila sigurisht do të zhvillohet më tutje, sepse bëhet fjalë për një moment strategjik për zhvillimin e kryeqytetit; bëhet fjalë për një pikë strategjike për pamjen e kryeqytetit të shekullit të XX1-të.
"Bëhet fjalë për një ndërmarrje të kombinuar mes të gjithë faktorëve dhe aktorëve për t’i dhënë mundësi idesë më të mirë që të kthehet në një projekt të mirëfilltë urbanistik dhe në një zhvillim të mirëfilltë urban. Në këtë sens, do të doja të kuptohej shumë mirë nga gjithë publiku që zgjedhja e bërë sot nuk është pamja përfundimtare e projektit që do të realizohet nesër, por është bërthama dhe ideja fituese, ideja më intriguese, ideja më largpamëse për të pasur nesër një zhvillim të integruar dhe një ekuilibër mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, mes asaj që do të ndërtohet në atë zonë dhe harmonizimit të saj, qoftë me liqenin, qoftë edhe me njollën e gjelbër që do të lindë po aty. Në këtë sens, në mënyrë unanime, juria pa idenë me potencialin më të madh të zhvillimit, idenë e prezantuar nga studio MVRDV dhe Winy Maas që do të jetë ideja mbi të cilën do të zhvillohet ky projekt nesër"- tha ai.
Është e nevojshme të theksohet se projektet u vlerësuan vërtet maksimalisht dhe të gjitha sillnin një ambicje të jashtëzakonshme për Tiranën e së nesërmes, por ajo që ne preferuam ishte që të qëndronim tek një ide, tek një bërthamë, tek një program i cili do të duhet të zhvillohet në vijim, duke pasur parasysh harmonizimin sa më të mirë të interesit publik me atë privat dhe njëkohësisht të zhvillimit të natyrshëm urban me natyrën rreth e rrotull e cila duhet të marrë atë dimension, që t’i japë mundësinë kësaj zone për të qenë një qendër e re e Tiranës, një pikë e re referimi për të rejat, për të rinjtë, familjarët, mundësinë për të qenë jo thjesht një vend ku do të ketë zyra, ku do të ketë gjithçka tjetër për shërbimet, do të ketë banka, do të ketë rezidenca. Kjo është gjëja që na intrigoi në projektin fitues dhe kjo është arsyeja pse dëshirojmë që ideja fituese të përpunohet dhe të zhvillohet, në funksion të domosdoshmërisë për të pasur nesër në qytet, një skemë të re të bashkëjetesës me natyrën dhe njëkohësisht të bashkëjetesës mes atyre që do ta banojnë atë zonë, me ata që do të shkojnë në atë zonë dhe që të dyja palët do t’i japin jetë një qëndre të re të Tiranës”.
STUDIOT PJESËMARRËSE NË KONKURS
1. Carlos Ferrater - Arkitekti spanjoll që nga viti 1971 punon në studion e tij projektuese në Barcelonë. Autor i shumë projekteve, midis të cilëve janë: Hotel Hey Juan Carlos I në Barcelonë; kompleks banimi në Olimpic Village Valle Hebro; Klub i Jahtit në Estartit; zyrat qendrore të Impiva, Kopështi Botanik në Barcelonë, Qendra e Kongreseve e Katalunias; zyrat e reja të Decaux International në Madrid; Auditor dhe Qendër Kongresesh në Kastelon; stacioni i trenave të shpejtësisë lartë i Zaragoza-Delicias dhe Kopshtet afër Qubba në Granadë.
2. BOLLES+WILLSON- Themeluar në Londër në 1980, BOLLES+WILLSON është zhvendosur në Munster në 1989. Studioja udhëhiqet nga partnerët themelues, prof. Julia B Bolles-Wilson dhe Peter Wilson. Arkitektura e tyre që ka fituar çmim si ajo e New Luxor Theater në Roterdam dhe në City Library në Munsten, e ka bërë BOLLES+WILLSON një nga studiot e njohura ndërkombëtare. Fushat e aktivitetit: Arkitekturë, Planifikim urban, Interierë, Peizazh, Projektim industrial, Koordinim projektesh.
3.MVRDV- është themeluar në Roterdam në 1991 nga Winy Maas, Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries. MVRDV prodhon projekte dhe studime në fushën e arkitekturës, urbanizmit dhe projektimit të pejzazheve. Ndër projektet e tij të realizuara përmendim: Pavilonin Hollandez për Expo2000 në Hanover, Gjermani, Park Biznesi Flight Forum në Eindhoven, dy objekte në Borneo Sporenburg në Amsterdam dhe instalacioni futuristik Metacity Datatoën. Aktualisht Winny Maas është duke punuar mbi projektin e Universitetit në Nijmegen, duke projektuar objekte të përmasave të mëdha në Amsterdam dhe Hagë etj.
4.David Chipperfield Architects- themeluar në 1984 i ka zyrat e saj në Londër, Berlin dhe Milano dhe një studio përfaqësuese në Shangai. Studioja projekton për gjithë botën duke ofruar arkitekturë, masterplane dhe projektim interieri për sektorët publikë dhe privatë. Studioja ka afërsisht 30 projekte në Angli, Gjermani, Itali, Spanjë, Belgjikë, Austri, SHBA dhe Kinë. Një numër i madh projektesh kulturore dhe publike janë përfunduar kohët e fundit: Muzeu i Literaturës Moderne në Marbach, Gjermani, ndërtesa galeri Am Kupfergraben 10 në Berlin, dy projekte në Ioëa, etj. David Chipperfield Architects ka fituar mbi 40 konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2007 studio fitoi çmimin Stirling RIBA.
ANËTARËT E JURISË NDËRKOMBËTARE
1. Edi Rama – Kryetar i Bashkisë së Tiranës
2. Vedran Mimica - është diplomuar si arkitekt/inxhinier (1979) në Universitetin e Zagrebit në Fakultetin e Arkitekturës. Paralelisht studimeve pasuniveristare ai ka punuar si arkitekt, kërkues dhe profesor në Fakultetin e Arkitekturës të Zagrebit. Gjatë 10 viteve të fundit në studiot e Berlages, masterave dhe temave të punimeve ai ka bashkëpunuar ngushtësisht me Kenneth Frampton, Elia Zenghelis, Rem Koolhaas, Aldo van Eyck, Zaha Hadid, Tadao Ando, Toyo Ito, Steven Holl, Daniel Libeskind, Thom Mayne, Renzo Piano, Kazuyo Sejima dhe Alejandro Zaera-Polo ndërmjet të tjerësh.
3. Johan Anrys është partner i asociuar pranë studios projektuese 51N4E me qendër në Belgjikë dhe punon mbi cështjet e produkteve hapësinore si p.sh: arkitektura, urbanizmi, analiza projektimi dhe hapësinore. Studio e tij fitoi prestigj nëpërmjet projekteve dinjitoze si Lamot (2005), Groeningemuseum (2002), TID Tower Tirana (2004/08) dhe C-Mine (2006/09).
4. Elia Zenghelis arkitekt dhe profesor arkitekture, ndan kohën e tij midis Brukselit, Londrës, Roterdamit dhe Athinës. Ai ka studiuar dhe më vonë ka dhënë leksione në Architectural Association në Londër. Si një nga themeluesit e parë të OMA-s, ai ka punuar me Rem Koolhaas deri në 1987, kur krijon Gigantes Zenghelis Architects në Athinë dhe Bruksel me Eleni Gigantes. Së fundmi është vlerësuar nga RIBA Annie Spink Aëard për kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin arkitekturor. Puna e tij aktuale përfshin Flemish Administration Centre in Leuven, në proçes.
5. Andreas Ruby është teoricien arkitekture dhe kurator. Ka studiuar Histori Arti në Universitetin e Këlnit, Gjermani para se të mbaronte studimet pas-universitare për Teorinë dhe Historinë e Arkitekturës në Ecole Spéciale d\'Architecture Paris së bashku me Paul Virilio dhe në Universitetin e Kolumbias në New York me Bernard Tschumin. Në 1999-2001 ai ishte redaktor i revistës së arkitekturës Daidalos. Nga 2001, së bashku me partneren e tij Ilka Ruby, ai drejton studion e komunikimit arkitekturor të quajtur textbild.
6. Roueida Ayache është partnere pranë Architekture Studio. Bashkëpunëtore me Martin Robain në 1973, Rodo Tisnado nga 1976, Jean-François Bonne nga 1979, Alain Bretagnolle dhe René-Henri Arnaud nga 1989, Laurent-Marc Fischer nga 1993, Marc Lehmann nga 1998 dhe Roueïda Ayache nga 2001.
Arkitekturë Studio e përcakton arkitekturën si “një art të integruar brenda shoqërisë, ndërtimin e rrethinave të llojit njerëzor” themelet e të cilës ngrihen mbi punën, dituri e përbashkët dhe individuale, me dëshirën për të shkuar përtej individualitetit duke përfituar dialog dhe konfrontim, duke transformuar diturinë individuale në potencial të gjerë kreativiteti.
7.Frank Stepper ka lindur më 1955 në Shtutgart dhe ka studiuar në universitetin Politeknik, Vienë dhe Universitetin e Shtutgartit, nga i cili zotëron titullin Master i Arkitekturës në 1984. Në 1988 Frank Stepper është bashkuar me Coop Himmelb(l)au, duke hapur dhe menaxhuar degën e kësaj studioje në Los Angeles. Nga 1998 deri ne 1999 Frank Stepper ka qenë Profesor Vizitor në Universitetin e Kasselit, Gjermani, ku në 2000 bëhet profesor i Projektimit dhe Teknologjisë në Departamentin e Arkitekturës të të njëjtit universitet ku vazhdon të mbajë leksone aktualisht.
8. Xaveer de Geyter themeloistudion e tij në vitet ’90, pas 10 viteve bashkëpunim me Zyrën e Arkitekturës Metropolitane të Rem Koolhaas. Ndërsa ka realizuar një numër modest projektesh, De Geyter ka arritur të krijojë një reputacion ndërkombëtar si për arkitekturën jopretenduese ashtu dhe për projektet urbane në shkallë të madhe.
9. Jean-Louis Cohen ka studiuar arkitekturë në Shkollën Speciale të Arkitekturës dhe në Universitetin Pedagogjik në Paris dhe ka marrë titullin Profesor i Historisë. Në 1997,me kërkesën eMinistrit të Kulturës, Cohen ngarkohet me krijimin e Qytetit të Arkitekturës; një muze, qendër kërkimore dhe ekspozuese në Palais de Chaillot, Paris. Autor i shumë librave në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.
10. Marin Biçoku – arkitekt lokal
11. Arben Biçoku – arkitekt lokal
Bruna Prifti : Gazeta Shekulli