Prokurori i Gjenevës, Yves Bertossa, duke folur gjatë një deklarate mbi imazhin dhe përshtatjen e shqiptarëve në Zvicër, ka lëshuar akuza të forta: “Bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër, ndonëse shqiptarët, përveç “të zezave” të tyre kanë edhe të mira”.
Më pas ai ka deklaruar: “Shqipëria është një Kolumbi europiane. Autoritetet atje duhet të marrin masa për të pasur një imazh sa më të mirë të vendit. Shqipëria është një vend i zhytur në korrupsion dhe krimi i organizuar është në nivele të larta”
“Ky rrjet trafikantësh përbëhet kryesisht nga njerëz që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Mafia është mjaftë aktive, – shton Bertossa. – Unë kam shok dhe miq shqiptarë, madje shpesh dal shëtis e luaj futboll me ta. Shqiptarët, përveç drogës janë të implikuar dhe në industrinë e seksit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandë cigaresh, apo dhe vjedhje makinash”, ka pohuar më tej prokurori zviceran.