Prokuroria akuzon Kostandin Xhuvanin per te katerta vrasjet

Prokuroria akuzon Kostandin Xhuvanin per te katerta vrasjet

Prokuroria ka akuzuar sot zyrtarisht Kostandin Xhuvanin për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën djalit të ish-deputetes socialiste, Luiza Xhuvani.

Kostandin Xhuvani 26 vjeç u kap nga policia me armë në dorë në afërsi të vendit ku ndodhi masakra, dhe është akuzua rzyrtarisht për vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave. Kjo akuzë në Kodin Penal parashikon dënim jo më pak 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Sa i përket shokut të tij Erald Sida është akuzuar për favorizim prostitucioni.

I shoqëruari i fundit nga policia Albano Ballcaj është liruar nga paraburgimi pasi sipas prokurorise ai nuk dyshohet që të jetë implikuar në vrasje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama