Prokuroria bratis policine ne Lazarat

Prokuroria bratis policine ne Lazarat

Policia, e cila ndodhet prej disa ditësh në Lazarat, ankohet se nuk është mbështetur nga Prokuroria e Përgjithshme në këtë aksion të madh anti-drogë. Nga një bisedë telefonike e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, me krerët e prokurorisë, e cila u dëgjua nga gazetarët e Mapo-s u dëgjua që ai të ankohej se në Lazarat mungonin përfaqësuesit e prokurorisë. Me tone nervozizmi dhe i shqetesuar ka qene ky komunikim, nderkohe qe vete Didi pranoi se kishte arritur te fliste vetem me prokurorine e Krimeve te Rende dhe nuk ishte lidhur dot me Prokurorine e Pergjithshme.

Dy gazetarët e Mapo-s në vendngjarje, Vladimir Karaj dhe Dashamir Biçaku, raportojnë se  drejtori i policisë kërkoi nga prokuroria një prani më të madhe të prokurorëve duke u ankuar për mungesë përgjegjshmërie nga ana e tyre në këtë aksion.

Mësohet se vetëm një prokuror i gatshëm ndodhet në Lazarat, ndërsa pjesa tjetër e prokurorëve komunikojnë dhe japin urdhëra me telefon.

Sipas Didit duhet prezanca prokurorëve në këtë fazë të aksionit, kur policia ka marrë tashmë në kontroll fshatin, për të mbyllur punën, për të kryer procedurat, proceverbalet, etj.

Ndërkohë pak më vonë në një konferencë për mediat Artan Didi pranoi ngërçin e komunikimit mes policisë dhe prokurorisë ku i bëri thirrje prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Përgjithshme që të tregohet më e gatshme të bashkëpunojë me policinë në këtë fazë.

Ai tha se puna e policisë tashmë varet vetëm nga ana proceduriale dhe se këto nuk bëheshin dot vetëm me një prokuror të dërguar në Lazarat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama