Trajneri i Kombëtares italiane të futbollit, Antonio Konte, mund të shkojë në Europian pa barrën e akuzave për mashtrime sportive.
Tekniku i 'axurrëve' u akuzua si i përfshirë në skandalin e basteve në ndeshjen Albinolefe-Siena në maj të vitit 2011 dhe prokurori i çështjes, Di Matino, kërkoi pezullimin e tij me 6 muaj si dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.
Por vendimi i publikuar këtë mëngjes nga Gjykata vendosi që proceset për mashtrime sportive të zhvillohen në qytetet nga vijnë akuzat.
Kjo i jep mundësi trajnerit italian që të shkojë në Europian pa qenë nën ankthin e akuzave nga prokurori i çështjes.