Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj ish ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimet ndaj Tafajt nisën pas kallëzimit të depozituar në prokurori nga Ministria e Arsimit.
Ministria e Arsimit e akuzon ish-ministrin e qeverisë se gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Arsimit ka akredituar universitetin ‘Vitrina’ kundër vendimit të mëparshëm të Këshillit të Akreditimeve ndaj këtij universiteti.