Prokuroria e Tiranës ka nisur dje hetimet prr të paktën 20 qytetarë aktivistë që prej javësh po protestojnë kundër ndëtimit të paligjshëm të këndit të lojrave në Parkun e Liqenit.
Prokuroria i akuzon qytetarët për "organizim dhe tubim të paligjshëm", "kundërshtim të forcave të policisë" dhe për "dëmtim të pronës publike ose private".
Ndërkohë, paditë e qytetetarëve ndaj kryebashkiakut Veliaj për "shkatërrim të pasurisë publike" dhe "për prerjen e pemëve", bërë që në muajin shkurt ende nuk janë shqyrtuar. Gjykata Administrative ka rrëzuar vëtëm sigurimin e padisë për ndalimin e punimeve në këndin e lojrave deri sa ajo të vendosë për ligjshmërinë e këtij ndërtimi. Pra, betonizimi në park vazhdon edhe pse ndaj atij ndërtim dhe kryebashkiakut Veliaj ka disa padi.
Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë që prej muajit shkurt që protestojnë dhe qëndrojnë ditë e natë në park. Ata e kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojrave pasi e cilësojnë atë të paligjshëm , të bërë në mënyrë të fshehtë e aspak transparente dhe si një ndërtim që përveçse betonizon hapësira të gjelbëra, i hap rrugën ndërtimeve brenda në Parkun e Liqenit.