Pronaret e shtepive gjyq me Vllaznine per 15 milione leke

Pronarët e shtëpive, gjyq me Vllazninë për 15 milionë lekë

Në Shkodër hallet nuk kanë fund. Sikur të mos mjaftonte gjyqi me ish-presidentin Roberto Nava, i cili pretendon 300 mijë euro nga Bashkia e Shkodrës, një tjetër padi i shtohet Vllaznisë dhe bashkisë së këtij qyteti.

FUTBOLL VLLAZNIA FLAMURTARI - Lojtaret e Vllaznise duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Flamurtari i Vlores, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen sportive "Reshit Rusi" ne Shkoder. /r/n/r/nSOCCER VLLAZNIA VS FLAMURTARI - Vllaznia's players celebrate after scoring during the Albanian Super League football match Vllaznia vs Flamurtari of Vlora, 2-1 at the "Reshit Rusi" stadium in Shkoder.

Një nga pronarët e shtëpive ku kanë jetuar me qira futbollistë të skuadrës kuqeblu, ka hapur zyrtarisht një proces në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.

Ai pretendon 15 milionë lekë të (vjetër) qira të papaguara, por edhe dëmshpërblim. Mirëpo, në bilancin e detyrimeve të mbartura janë edhe dy pronarë të tjerë, që gjithashtu pretendojnë se nuk u janë shlyer nga 15 milionë secilit, ndonëse këta ende nuk kanë ngritur padi. Megjithatë, klubi e ka të qartë se ndaj qiramarrësve kanë plot 45 milionë lekë borxh. Parà të cilat duhet të paguhen. Këto qira banesash për ish-lojtarët e huaj janë akumuluar gjatë viteve 2012-2014. Për 3 vite me radhë, pronarët e këtyre shtëpive nuk janë paguar, edhe pse mes tyre dhe klubit Vllaznia ka pasur një kontratë të rregullt juridike.

Një tjetër borxh që dëmton financat e klubit, që mund të ketë ndikime jo vetëm te Vllaznia e zyrave, por edhe ajo e fushës. Këto gjëra do të rëndojnë së tepërmi problemet financiare të klubit kuqeblu, i cili, me sa duket, do të suportojë një tjetër shumë financiare, e cila, për një klub që drejtohet nga bashkia, është relativisht e madhe. Me sa duket, edhe deklarimet e kryebashkiakes Ademi për një keqmenaxhim të klubit Vllaznia tani po vërtetohen plotësisht. Borxhet, por edhe kontratat e formuluara me shumë probleme kanë dhënë ndikimin e tyre direkt në këtë fundsezoni dhe është e pashmangshme që pasojat të mos ndihen me nisjen e edicionit të ri. Edhe pse planet e drejtuesve ishin krejt të kundërta, përveçse të mendojnë për merkaton dhe ndërtimin e një ekipi cilësor, fillimisht do t'u duhet që të zerojnë borxhet.

Nava

Roberto Nava, një nga presidentët më jetëshkurtër të Vllaznisë, ka kërkuar një dëmshpërblim prej Bashkisë së Shkodrës prej 300 mijë eurosh nisur nga kontrata që kishte me të. Ky president nuk dha asgjë për këtë klub, për më tepër e degradoi atë. Kompania zvicerane "Gea Sport" po shkon tej çdo parashikimi. Nava është duke kërkuar jo vetëm dëmshpërblimin që, sipas tij, i takon, por edhe rikthimin e klubit Vllaznia. Ai pret që të rimarrë drejtimin e kuqebluve. Admir Uruçi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama