Pronari i baneses vret dy grabitesit

Pronari i baneses vret dy grabitesit

Një ngjarje tjetër e rëndë u shënua në Tiranë. Dy persona u gjetën të vdekur pranë nënstacionit të Selitës. Dyshohet se ata janë vrarë nga pronari i një banese, kur kanë tentuar që ta grabisin. Burime të policisë bënë të ditur se pronari i banesës, Flamur Ymeri ka pikasur hyrjen në banesën e tij të dy personave të armatosur dhe të maskuar dhe në kushtet e vetëmbrojtjes i ka qëlluar të rinjtë duke i lënë të vdekur në vend.

Më pas ai ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar. Bëhet e ditur se viktimat janë të moshave 22 dhe 27 vjeç, por policia nuk ka bërë të ditur ende identitetin e tyre. Policia bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje një automatik të tipit ‘Scorpions’ dhe sipas dëshmisë së pronarit të banesës arma ka qenë e dy grabitësve. Policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes ka marrë dëshmi edhe të personave të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Për të dytën ditë me rradhë Tirana zgjohet me ngjarje të rënda. Një ditë më parë u ekzekutua në Kamëz një 50- vjeçar në një atentat që iu bë në sy të djalit të tij të mitur. Ndërsa në Fushë-Prezë gjyshi vrau nipin e më pas veten pas konflikteve të pronësisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama