Ka çuar të fejuarën e vet në kinema dhe e ka ulur përballë ekranit të madh. Por, në vend të triler-it të filmit, është shfaqur një deklaratë për martesë. Kështu, Ginny është mallëngjyer dhe i ka thënë po Matt-it. Nuk është një përallë Hollivudi, por një propozim i çmendur i një të riu amerikan. Video është postuar në Youtube dhe brenda dy ditësh ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u klikuar nga gjysëm milion njerëz, ndërsa tashmë i ka kaluar 5 milionë klikimet. Shumë prej tyre e kanë cilësuar propozimin e të riut amerikan si më romantikun në botë.