Protagonist 2007 me 11 fitues ne Korce

Me nje spektakel gala, qe u shfaq mbremjen e se merkures ne sallen e teatrit te qytetit, ky aktivitet artistik ka sjelle vleresimin per krijuesit dhe interpretuesit me te mire korcare gjate vitit te kaluar. Artistet me te spikatur te qytetit te Korces, ata qe jane vleresuar per krijimtarine me te mire dhe me cilesore e te tjere me karriere te gjate e te frytshme artistike, jane nderuar me cmime dhe trofe si protagonistet e kultures korcare per vitin e kaluar. Spektakli i titulluar "Protagonist 2007" ka vleresuar me cmime 11 artistet me te mire dhe personalitete me te spikatura ne sferat e ndryshme te artit, atij figurativ, muzikes, skenes dhe te interpretimit.

Kjo ishte parada me e madhe per te evidentuar dhe nderuar artistet korcare, qe ka ngjitur ne skenen e spektaklit "Protagonist 2007", muzikologe, artiste te merituar, skulptore piktore dhe regjisore, kengetare dhe instrumentistet qe jane vecuar per artin e tyre me cilesor. Drejtoresha e Teatrit "Cajupi" dhe njekohesisht organizatorja e ketij spektakli, Zamira Kita, tha, per "Koha Jone", se vitin e kaluar ka pasur nje prurje te madhe ne sferen e artit dhe kultures ne qytet dhe kjo fale merites se vete artisteve, qe i kane dhene emer Korces jo vetem ne qytetin e tyre, por me gjere, duke tejkaluar permasat dhe kufijte per te qene konkurrues me artistet e tjere te huaj.

Juria e ketij aktiviteti, e perbere nga artiste, kompozitore dhe muzikologe, ka ndare 11 cmime per artistet me te njohur te vitit te kaluar. Piktori me i mire eshte vleresuar Koco Ristani, cmimi i aktorit me te mire i ka kaluar Petrika Rizes, kupen e skulptorit me te mire e ka marre Vladimir Topi, ndersa Llazi Serbo eshte vleresuar per prezantimin me dinjitoz ne skenat vendase dhe te huaja me shfaqen "Gosti ne kohe kolere". Me cmime te tjera jane vleresuar edhe personalitete me karriere me te gjate, si drejtuesi i korit "Lira", Jorgaq Nano, Artist i Merituar, qe ka marre cmimin e karrieres, ndersa nga regjisoret juria ka perzgjedhur Guri Kocon.

Ne kete aktivitet-spektakel jane vleresuar edhe kengetaret dhe instrumentistet me te mire te qytetit, ndersa cmimet speciale per personalitetin me te spikatur te qytetit dhe artistin me te vleresuar ne skenat kombetare dhe nderkombetare i jane dhene muzikologut Pandi Bello dhe kengetares Eli Fara. Parada e madhe e artisteve me te mire korcare organizohet per te dyten here ne juglindje te vendit, me trofe qe i kane dhene me shume vleresim figurave te shquara te artit per kontributin dhe vijimesine e krijimtarise cilesore. Spektakli "Protagonist 2007" jo vetem qe ka dhene mesazhin e nderimit te artisteve me te njohur korcare, qe kane dhene kontribute kulturore per qytetin e tyre dhe me gjere, por njekohesisht ka sjelle per artdashesit e qytetit edhe artiste qe i mungojne skenes si kengetarja Eli Fara.

Jane te shumte piktoret, kengetaret e njohur si Lindita Theodhori, Sherif Merdani, regjisoret, instrumentistet, poetet dhe personalitetet e tjera krijuese ne qytetin e Korces qe vertet i kane dhene gjalleri jetes kulturore me aktivitetet e shumta, dhe nderimi per ata eshte realizuar me se miri me spektaklin "Protagonist 2007".



CMIMET

Piktori me i mire

Koco Ristani

Aktori me mire

Petrika Riza

Skulptori me i mire

Vladimir Topi,

Prezantimi me dinjitoz

Llazi Serbo

Me karriere me te gjate

Jorgaq Nano

Cmimi i karrieres

Guri Koco

Personaliteti me i spikatur

Pandi Bello

Personalitetit artistik me i vleresuar

Eli Fara

Gezim Ashimi : Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama