Protesta para parlamentit Meta Do degjohet zeri juaj

Protesta para parlamentit, Meta: Do degjohet zeri juaj

Qindra qytetarë, ambientalistë, studentë të Universitetit të Tiranës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit kanë nisur rreth orës 9.30 protestën kundër armëve kimike të Sirisë.  Protesta ka nisur me një marshim nga fakulteti Ekonomik drejt ambasadës Amerikane për të përfunduar para Parlamentit.

Protestës qytetare i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, si dhe mësohet se të gjithë studentët e fakultetit të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe janë në protestë.  Pak  minuta pas fillimit të protestës, kryetari i parlamentit Ilir Meta është futur  mes protestuesve duke thënë se do dëgjohet zëri i qytetarëve. “Vendimi nuk është marrë ende.  Ky është parlamenti i të gjithë qytetarëve. Do të dëgjohet zëri juaj.

 

Ka mjaft spekulime për armët kimike dhe  po politizohet nga disa politikanë, ndërsa ambientalistët i kuptojmë. Jemi në dialog të vazhdueshëm me ta, por nga disa politikanë që akoma nuk janë çarmatosur duan të mbartin konfliktin para Parlamentit”, -u ka thënë Meta protestuesve. Shoqëria civile thotë se do përshkallëzojë protestën e saj duke zbritur në rrugë përpara kryeministrisë, për të mos lejuar përfshirjen e vendit tonë në shkatërrimin e armëve kimike siriane. Protesta do të ketë gjatë gjithë ditës së sotme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama