Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit , Ilir Kerni ka paralajmëruar artistët se do të zbatohet struktura e re e ardhur nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, Ilir Kerni tha se pagat do të merren pas firmosjes së kontratave.
"Në shtuam 14 punonjës si dhe e ruajtëm teatrin të paprekur. Por gjithashtu do të zbatojmë strukturën e re të ardhur nga qeveria. Artistët janë të detyruar të firmosin kontratën, e ndërsa mbi 60% e artistëve e kanë firmosur kontratën. Ne jemi në krah të 60% të artistëve që kanë firmosur”, ka theksuar drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.