Protestat me te cuditshme ne bote

Protestat më të çuditshme në botë
George Bush

Reflekset tejet të mprehta të Presidentit amerikan Bush e shpëtuan atë nga goditja e këpucës, por gazetari që e goditi, Al-Zeidi, u kthye në njeriun më të famshëm të momentit në Irak. Shumë e konsideruan atë një akt sfide, si një simbol për njeriun e thjeshtë që ngrihet kundër amerikanit, pasi akti i gjuajtjes me këpucë konsiderohet fyerje e rëndë, sipas standardeve kulturore irakiane. Këpuca doli në ankand dhe arriti shifra marramendëse, deri në dhjetë milionë dollarë.

Alberto Fujimori

Për të protestuar ndaj rizgjedhjes së presidentit Alberto Fujimori në vitin 2000, gratë peruviane u mblodhën në sheshin qendror në Lima për të larë flamurin e vendit nga politikat "e pista". Kjo lloj proteste vazhdoi për muaj me radhë, por nuk funksionoi deri sa dolën fakte për korrupsion në vend dhe presidenti u detyrua të ikte nga Peruja drejt Tokios. Ai dha dorëheqjen në azil.

Bill Gates

Edhe pse ai nuk është i vetmi që është vënë në shënjestër të pastave e tortave. Në shkurt të vitit 1998, kur ishte në Bruksel për t\'u takuar me liderë të biznesit, kur u godit drejt e në fytyre më një tortë teksa po hynte në një ndërtesë. Ai nuk pranoi të hidhte në gjyq ato që e goditën dhe u shpreh se të rinjtë kanë qenë thjesht të motivuar nga çapkënëria dhe s\'kanë pasur ndonjë qëllim konkret të godisnin Gate.

Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev vendosi të kandidonte për postin, sërish në vitin 1996. Ishte ambicia e tij që nuk u mirëprit. Në një fushatë në qytetin siberian, Oms, një i papunë 29-vjeçar iu afrua aq afër atij sa arriti ta godiste me shpullë në fytyrë. Njeriu i tha policisë se e kishte goditur liderin sovjetik sepse mendonte se reformat e tij kishin shkatërruar Rusinë. Një gjykatë më vonë vendosi që ai të merrte trajtim psikologjik.

Stop

Sapo filluan të marrin formë planet për zgjerimin e aeroportit "Heathrow" në Londër, propozimi u kundërshtua me forcë nga ambientalistët, të cilët argumentonin se kjo do të sillte shtim të ngrohjes globale. Aeroporti arriti të ndalonte një grup të quajtur "Plane Stupid" që të mos pengonte veprimet duke zaptuar vendin. Por kur u hap terminali i ri në aeroport për publikun, qindra protestues me bluza të kuqe ishin shtrirë aty duke formuar fjalën "STOP".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama