Protestat sherr PDSH-BDI Shqiptaret viktima te drejtesise

Protestat, 'sherr' PDSH-BDI: Shqiptaret, viktima te drejtesise

Protestat në Maqedoni janë kthyer në një mollë sherri midis Partisë Demokratike Shqiptare dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. PDSH ka akuzuar drejpërsëdrejti BDI, e cila ka dy mandate që drejton dikasterin e drejtësisë, por shqiptarët vijojnë të jenë viktimë e gjykimeve të padrejta.
 
Këto deklarata të forta erdhën nga deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, sipas të cilit qytetarët protestojnë përpara gjykatave për të mallkuar padrejtësitë që iu bëhen atyre vazhdimisht, përfshi këtu edhe ministrinë e drejtësisë që udhëhiqet nga BDI.
 
Kjo deklaratë është pasuar nga deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti e cila ka pranuar një pjesë të fajit si parti në pushtet, duke drejtuar gishtin nga faktorët e tjerë të cilët sipas saj, duhet të sigurojë zbatimin e reformave në gjyqësor.
 
Ajo përsërit mendimin e kryeministrit Nikola Gruevski sipas të cilit, pas protestave qëndrojnë individë apo grupe të caktuara të cilërt grabisin hapësirën e krijuar në Maqedoni në dobi të realizimit të agjendave të tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama