Sulmi ndaj tregut Dinamo eshte vazhde e sulmeve te bashkise per transferimin e tregut agroushqimore tek tregu Kasharit. Luftohet tregu ekonomik i qytetareve te Tiranes nga bashkia per intersa klienteliste. Mbyllja e tregut Dinamo ku gjejne shprehjen konkurenca e paster midis tregtareve dhe fermereve do te sjelle rritjen e cmimeve te produkteve. Mbetjet e cianurit qe kane qene tek uzina Dajti jane perdorur qysh nga viti 1950 – 1990 dhe keto 23 vitet keto 700 kg kane qene te izoluara tek uzina Dajti. Gjate ketyre 73 vjeteve nuk ka pasur ndonje problem, kjo sipas Drejtorit te Uzines Dajti. Megjithate shteti beri nje pune shume te mire qe javen e kaluar i hoqi keto mbetje dhe i konservoj ne vendet e caktuara.
Per te gjitha keto mbetje Ministria e Mjedisit ka nje liste te percaktuar me se miri dhe Tregu agroushqimore Dinamo nuk ka patur ndonjehere pune me keto mbetje, por kjo eshte vazhde e sulmeve per qellime konkurence ndaj tregut tone prej 1 viti. Konkretisht ne Prill te ketij viti ish drejtori i ISSH Mehill Gecaj prodhoi nje vendim per mbylljen e tregut me pretendimin se ishte jashte kushteve higjenike. Per kete UTA dhe Tregu Dinamo bene investime dhe e kthyen kete treg ne nje treg modern. Ne Shtator te ketij viti policia bashkiake bllokoi tere tregun duke vendosur makina dhe trupa policie ne c’do hyrje te tregut me jusifikimin qe po zbatonin urdhrin e Autoritetit Shendetesor Rajonal, duke i detyruar tregtaret te shkonin tek tregu i miqeve te tyre ne Kashar. Kundershtimi i tregetarve detyroi policine bashkiake te terhiqej.
Ne Tetor te ketij viti Inspektoriati Ndertimor i Bashkise (INU)pa asnje urdher dhe ne menyre te dhunshme kerkon te heqi mbulesat e tregut te fermerve per ti lene ato te tregtojne ne shi duke i detyruar keshtu te shkojne tek tregu konkurent ne Kashar.
Duke mos patur rezultat tani ato po perdorin variantin cianur qe nuk ka lidhje me Tregun Dinamo por me Uzinen Dajti.
Lutemi Ministrise se Bujqesise dhe te ushqimit si dhe Ministrise se Mjedisit te mos behen pre e kesaj skene abuzuese, por te marin masa per te mbrojtur tregun agroushqimore Dinamo ku fermeret dhe tregtaret agroushqimore gjejne mundesin e shitjes se produkteve te tyre duke konkuruar ne menyre te paster. Njekohesisht ne kete treg gjejne qetesine dhe sherbimin e mire dhe konsumatori i Tiranes.