Protestuesi shpallet Personi i Vitit per Time Magazine

Protestuesi shpallet 'Personi i Vitit' per 'Time Magazine'
Revista e lajmeve “Time Magazine” shpall zyrtarisht “Protestuesin”, si “Personin e Vitit”. Ky çmim i referohet protestave  të cilat ndodhën në Lindjen e Mesme, më vonë u përhapën në Evropë dhe SHBA. Kjo revistë i ka cilësuar protestuesit, si përcaktues të fuqisë së njerëzve nëpër botë.

Sipas revistës, e gjithë kjo situatë duke iu referuar dhe Tunizisë, ishte thjeshtë një shkëndijë nervozizmi.

“Në  Tunizi, në Aleksandri dhe Kajro,  në qytetet arabe dhe qytete të tjera në mbi 6000 kilometra larg Gjirit Persik, në Madrid dhe Athinë, Londër dhe Tel Aviv, Meksikë, Indi dhe Kili, ku qytetarët u mobilizuan kundër krimit dhe korrupsionit. Jo vetëm kaq, por dhe në Nju Jork dhe Moskë dhe dhjetra vende të tjera  dëgjoheshin britma e zemërim kundër qeverisë.

Vitin e kaluar, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social “Facebook”, Mark Zukerberg, tërhoqi  këtë çmim. Fituesit e kaluar përfshijnë emra të tjerë të njohur, si presidenti Barak Obama dhe këngëtari Bono, pjesë e grupit të mirënjohur U2.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama