Qindra mbështetës të Partisë Demokratike, që po protestojnë kundër ndërtimit të këndit të lojrave në Parkun e Liqenit, kanë arritur të rrëzojnë gardhin prej hekuri të kantjerit të ndërtimit. Ata, pavarsisht kordonit policor, kanë arritur të futen brenda rrethimit.
Mbi 5000 policë nga reparti i Shqiponjave, Forcave Speciale dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po përplasen me protestuesit, dhe po tentojnë t'i nxjerrë ato me dhunë nga kantjeri i ndërtimit.
Në protestë janë të pranishëm dhe shumë figura publike të Partisë Demokratike si deputetët Edi Paloka e Gerti Bogdani, apo anëtarë të Këshillit Bashkiak. Deputeti Edi Paloka deklaroi se PD-ja është e vendosur për të ndalur këtë ndërtim të paligjshëm të Kryebashkiakut Veliaj.