Provimet e Lirimit MASH nxjerr celesin e pergjigjeve per Gjuhe-Leximin

Provimet e Lirimit, MASH nxjerr celesin e pergjigjeve per Gjuhe-Leximin
Ministria e Arsimit publikon skemën e vlerësimit për provimin e parë të Lirimit, Gjuhë-Lexim, të cilit iu nënshtruan dje rreth 60 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin. Në total, testi i cili përmbante 25 pyetje do të vlerësohet me 50 pikë.

Vlerësimi i testeve do të jetë me pikë të cilat do të ekuivalentohen në notë, ndërsa rezultatet do të dalin 15 ditë pas provimit. Në datën 22 qershor, nxënësit do të testohen në provimin e dytë të Lirimit, atë Matematikës. Ata që do të rezultojnë mbetës në këtë sesion kanë të drejtë t’i rijapin provimet në vjeshtë. Në bazë të kalimit të tyre, nxënësit e klasave të nënta kanë të drejtë që të vijojnë klasën pasardhëse, që është viti i parë i gjimnazit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama