Grupi i parë do përmbajë 10 ushtrime me zgjedhje të shumëfishtë, ku vlerësimi maksimal do të jetë 10 pikë, ndërsa grupi i dytë do të përmbajë 10 ushtrime me zhvillim, ku vlerësimi maksimal do të jetë me 30 pikë”, – shpjegon specialistja e vlerësimit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Eglantina Sholla. Më tej ajo thonë se shpërndarja e pyetjeve në test do të përbëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në programin e vlerësimit. Kështu, në përmbajtje të testit do të përfshihen njohuritë, konceptet dhe aftësitë më të rëndësishme të lëndës së Fizikës për shkollën e mesme. “Objektivi kryesor i testit do të jetë vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e Fizikës, të zhvilluar gjatë procesit mësimor të shkollës së mesme.
Ky objektiv do të realizohet sipas niveleve të aftësive të shprehura si më poshtë: njohja dhe të kuptuarit të testit, 40 % ose 16 pikë; zbatimi në situata të ndryshme, 40 % ose 16 pikë; analizë dhe sintezë, 20 % ose 8 pikë”, – sqaron specialistja e vlerësimit për maturantët që kanë zgjedhur si provim me zgjedhje Fizikën bërthamë. Sipas saj, niveli i tretë, i cili zë 1 të 4 e kërkesave të testit, ka si qëllim të diferencojë nxënësit me notat 9 dhe 10, krahasuar me nxënësit e tjerë me nivel mesatar apo të dobët.
“Për të pasur një ide me të qartë se ku duhet të përqendrohet nxënësi në programin e vlerësimit të Fizikës, është vendosur tabela 1 me linjat që do të jenë baza e hartimit të testit. Në tabelë, në krahun e djathtë janë vendosur peshat që zënë linjat në programin e përgjithshëm. Në tabelën 2 janë vendosur blloqet tematike dhe përbri tyre janë përcaktuar peshat që ato zënë në totalin e programit të vlerësimit.
Kjo do të thotë se dhe numrin më të madh të pikëve në testin e përgjithshëm do ta zënë ato blloqe tematike që kanë peshën më të madhe. Gjithashtu, për ato blloqe që përfaqësohen me një peshë më të vogël në programin e vlerësimit, por edhe që kërkojnë kohë të gjatë në zgjidhjen e ushtrimit për vetë karakterin e nënlinjës, do të trajtohen si kërkesa me alternativa në trajtën e koncepteve fizike. Kryesisht këtu përfshihet linja e optikës valore (interferenca dhe difraksioni i dritës), dhe fizika moderne (rrezatimet radioaktive, llojet e rrezatimit, bërthama atomike dhe energjia e lidhjes, ligji i zbërthimit radioaktiv)”, – shpjegon më tej Sholla. Ndërkaq ajo thotë se për blloqet e tjera do të ketë një kombinim të kërkesave me alternativa dhe atyre me zhvillim.
Tabela 1, pesha që zënë linjat në programin e vlerësimit
Linjat Përqindja
Lëvizja dhe bashkëveprimet 51
Energjia dhe transformimet e saj 49
Tabela 2, nënlinjat e programit dhe pesha e secilës nënlinjë
Nënlinjat Përqindja
Kinematika 10
Dinamika 15
Forca dhe baraspesha 5
Puna dhe energjia 10
Termodinamika 7
Fusha elektrike 11
Rryma elektrike 10
Lëkundjet dhe valët 10
Magnetizimi 10
Optika valore 5
Fizika moderne 7
Tabela 3, shpërndarja e pikëve që do të zërë secili bllok tematik në hartimin e testit
Blloku tematik Pikët
Kinematika 4
Dinamika 6
Forca dhe baraspesha 2
Puna dhe energjia 4
Termodinamika 3
Fusha elektrike 4
Rryma elektrike 4
Lëkundjet dhe valët 4
Magnetizimi 4
Optika valore 2
Fizika moderne 3
Totali 40