Provimi i Shtetit per infermieret 50 e te diplomuarve nuk e kalojne testin

Provimi i Shtetit per infermieret, 50% e te diplomuarve nuk e kalojne testin
 Niveli i studentëve që mbarojnë infermeri në vendin tonë vijon të mbetet i dobët, pasi ashtu si vjet dhe këtë vit në Provimin e Shtetit kanë mbetur më shumë se gjysma e pjesëmarrësve. Lajmi është bërë publik nga Agjencia Kombëtare të Provimeve, pasi sipas saj rreth 50% e infermierëve të ardhshëm kanë pasur një nivel më të dobët krahasuar me degët e tjera të mjekësisë, si përshembull farmacia apo stomatologjia.

Testi ka qenë i një niveli mesatar dhe pyetjet kanë qenë me alternativa dhe shtjellim, ndërsa ka ndryshuar raporti mes pyetjeve profesionale dhe atyre të formimit të përgjithshëm. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në testin e muajit maj për Urdhërin e Farmacistit, ku 505 e akndidatëve rezultuan mbetës. Në atë kohë u raportua se numri më ilartë ishte nga fakultetet private, ndërsa shkak mbetet edhe mosfrekuentimi i orëve të mësimit. Provimi i Shtetit ëhstë tepër i rëndësishëm pasi çdo student që mbaron mjekësi nëse nuk e kalon atë test, atëherë nuk mund të punësohet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama