Kjo mund të realizohet vetëm në rast se Emanuela e kalon provimin, shpjegon Christiane Wille, e cila punon në zyrën akademike për të huajt pranë universitetit të Kölnit: “Ne kemi shumë pak lëndë, që jepen vetëm në gjuhën angleze, për shembull, provimi i gjuhës duhet të kalohet me sukses, vetëm kështu mund të regjistrohesh në një universitet gjerman.” Kush që do të studiojë në Gjermani ka nevojë jo vetëm për certifikatën e gjuhës, por duhet të ketë bërë maturën dhe të ketë një vizë te vlefshme për student: “Me këtë rast dua të them se marrja e vizës mund të zgjasë deri në 6 javë.” Përpara se të vijnë në Gjermani, studentëve të huaj u rekomandohet që të informohen rreth nje vit më parë mbi universitetin ku duan të studiojnë dhe mbi të gjitha mbi Gjermaninë.
Një ndër burimet kryesore janë faqet e internetit të universiteteve. Por edhe gjetja e një banese nuk është gjithmonë e lehtë: “Do të ishte mirë sikur kjo gjë të bëhej nga atdheu, pra pa ardhur ende në Gjemani. Të huajt mund të aplikojnë për një banesë studentësh apo për një banesë tjetër, direkt nga vendi i tyre.” Emanuela pret që të fillojë provimi, por mesa duket, nervoziteti i sotëm është i kotë. Ajo ka ngatërruar datën, sot bëhet vetëm rregjistrimi për provimin e gjuhës gjermane. “Në provim do të ketë dy pjesë: Në njërën pjesë përkthime dhe duhet t´u përgjigjem disa pyetjeve. Pjesa tjetër është multiple choice.” – tregon ajo. Po tani të paktën emigrantja e di se çfarë e pret në provim. Po çfarë do të bëjë ajo meqënëse e ka papritur ditën pushim? “Do të shkoj menjëherë në shtëpi” - thotë Emanuela, do të ulem në tavolinë e do mësoj gjermanisht.”
(D.W)