Tirana duket se ka nisur e para përgatitjet për derbin ndaj Partizanit dhe këtë e tregon jo vetëm faza stërvitore e ekipit, por edhe përgatitjet e tifozëve.
Pas barazimit pa gola të premten që shkoi ndaj Teutës në Durrës, Tirana nisi zyrtarisht dje javën anti-Partizan, takim i cili do të luhet të mërkurën e ardhshme.
Por derbi mes dy ekipeve të kryeqytetit njihet edhe për rivalitetin e zjarrtë të tifozërive. Një foto e publikuar në rrjetet sociale tregon përgatitjet e bardhebluve me banderola kundër simboleve të komunizmit, të cilat priten të shfaqen gjatë ndeshjes.
Aktualisht, Tirana ndohet në vendin e pestë në renditjen e Superiores me 49 pikë dhe shpreson ende pjesëmarrjen në kupat e Europës, ndërsa Partizani i vendit të dytë kërkon fitoren e titullit, duke mos iu ndarë Skënderbeut me 2 pikë larg kreut.
Të kuqtë fituan një ditë më parë me rezultatin 4-0 ndaj Tërbunit. Ndeshja me Tiranën pritet të jetë vendimtare për ecurinë e kampionatit që ndodhet në javët e fundit.