Behgjet Pacolli është një nga politikanët më të pasur shqiptar. Pavarësisht kësaj hyrja e tij në politikë disa vite më parë u pa me dyshim dhe shumë ende vazhdojnë ta shohin me këtë sy. Por, kreu i Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e 8 qershorit ka vendosur të japë një shembull që pak kryetar partish e japin.
“Një qëllim të vjetër po e realizoj sot edhe simbolikisht. Është dëshira që kam për të treguar respektin dhe vlerësimin tim për njerëzit me të cilët veproj, dhe të cilët janë bashkëvizionar në qëllimin për të ndërtuar një Kosovë ku vendi i punës nuk është luks dhe ku mirëqenia e qytetarit është interesi i vetëm i politikës”, shprehet Pacolli.
“Unë nuk do t’i prij listës së AKR-së. Do të renditem i fundit. Le të jete kjo një dëshmi para votuesit se për vizionin tim dhe të AKR-se me të rëndësishëm se sa unë janë bashkëpunëtorët e mi, e më të rëndësishëm se të gjithë ne së bashku, janë votuesit tanë – qytetarët e Kosovës.”