Pse Bufon eshte portieri me i mire shifrat qe lene pas biondin Nojer

Pse Bufon është portieri më i mirë, shifrat që lënë pas biondin Nojer

Xhanluixhi Bufon u eliminua me Italinë pas ekzekutimit të 11-metërshave ndaj Gjermanisë, por pritjet që ai realizoi në këtë Europian e nxjerrin portierin më të mirë.

AFP_CP2WN-kqmC-U160240369834wAI-620x349@Gazzetta-Web_articoloTë paktën kështu thonë mediat italianë që i referohen disa shifrave të fundit (OPTA). "La Gazzetta dello Sport" shkruan se shija e hidhur e eliminimit vijon të mbetet pas ndeshjes me Gjermaninë, por Bufon me pritjet që ka realizuar lë pas kundërshtarët.

Të paktën për momentin, pasi rivali i tij, Manuel Nojer, është akoma në lojë për të përmbyshur shifrat.

nojer

"Bufon është portieri me përqindjen më të lartë të pritjeve, deri më tani (me 91%), pak më sipër se sa Lukas Fabianski që kualifikoi Poloninë në çerekfinale me 90 për qind (me 18 pritje dhe 2 gola të pësuar). Mund të përmirësohet pozicioni i Manuel Nojerit, i treti në renditje për momentin me 88-89-% të pritjeve (8 pritje dhe 1 gol i pësuar)",-shkruan gazeta italiane.

Meritë për rezultatet e tij duket se ka edhe mbrojtja italiane ku spikasin futbollistët e Juventusit. Pikërisht me këtë të fundit, Bufon theu edhe rekordin e mbajtur nga Sebastiano Rosi që prej vitit 1994, për sa i përket minutave të luajtura në portë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama