Përkundër gjithë parashikimeve të holla, Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin ku jemi, 2009, e fiton autorja gjermane me origjinë rumune Herta Müller, autore e 19 romaneve, e cila ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të Akademisë Suedeze, vendim i shpallur më 8 tetor.Ndërsa pritej Amos Oz, Joyce Carol Oates apo Philip Roth...., kjo Akademi vlerëson veprën e Mullerit për forcën e poezisë dhe çiltërsinë e prozës, me të cilat përshkruan tablonë e braktisjes.
Autorja e "Udhëtim me një këmbë", "Fusha e kumbullave të gjelbra", "Njeriu është një fazan mbi tokë", "Thirrja", janë disa ndër shumë të tjera në gjininë e poezisë, prozës, eseistikës.Përveç Dublin IMPAC Literary Award, vepra e saj është vlerësuar me shumë çmime, duke përfshirë çmimin prestigjioz gjerman Kleist Prize. Tani ajo jeton në Berlin.Rumania komuniste e fëminisë së saj, jeta e përditshme në fshatin, ku është rritur dhe gjithë kjo lëndë e përpunuar në vitet e rinisë, janë në zemër në veprës së saj në prozë. "Jeta nën regjimin diktatorial në Rumani është përvoja më e fortë, më me barrë që kam jetuar.
Fakti që u zhvendosa qindra kilometra prej andej, në Gjermani, nuk e ka fshirë përvojën time të së shkuarës. Duke u larguar, mora me vete atë që kisha jetuar" - do të deklaronte ajo disa vjet përpara.Romanet e Herta Müller flasin për tiraninë, frikën, tradhëtinë, ndrydhjen, poshtërimin, vetëm se ky dimension politik ngrihet përmes pasionit dhe ambicies poetike. Müller nisi të botohet në Evropë, akoma pa rënë Çaushesku dhe regjimi i tij.
Ndërsa libri i parë i saj i botuar në Rumani është "Niederungen", i shkruar në gjuhën gjermane, shfaqet vetëm në një version të censuruar më 1982.Kur më në fund mori në dorë nga Securitate dosjen personale me 914 faqe, emri kod i të cilës ishte "Kristina", Herta Müller zbuloi se ajo cilësohej "një armik i rrezikshëm i Shtetit që duhej luftuar".
Në jetën dhe veprën e Huerta Müller-it (e lindur më 1953, në Rumani, në minoritetin gjerman të krahinës së Banatit) gjen eko të Kafkës. Kjo është paralelja që heq Julian Evans, kritiku "European Literature". Më 1970 ajo punoi për tre vjet në uzinën e traktorëve, duke përkthyer në rumanisht doracakë për mjetet teknike të importuara nga Gjermania Lindore dhe Austria.
Kolegë të saj ishin njëherësh informatorë të Securitate-s dhe Securitate u përpoq ta rekrutojë edhe atë. Për t'u kualifikuar si përkthyese në Rumaninë e Çausheskut, duhej të bashkëpunoje me policinë sekrete.Pasi refuzoi bashkëpunimin, humbi vendin e punës si mësuese dhe vuajti kërcënimet e përsëritura, derisa u shtrëngua të emigrojë më 1987.Njëlloj si Kafka, Müller shkruan gjermanisht në Bohemi, ajo u largua si të ishte dy herë e huaj, një shkrimtare që ndjell alienimin në një gjuhë minoritare.
Evans duke argumentuar vështrim absurd që Müller, ashtu si Kafka hedh mbi botën, sjell një episod surreal nga romani i saj "Herztier" (Vendi i kumbullave të gjelbra) ku ajo përshkruan lamtumirën e narratorit të saj, pasi është bërë person i dyshuar politikisht. Ajo ngre mbulojën nga shtratit i saj dhe gjen një vesh derri në mes të çarçafit. "E shkunda çarçafin por veshi nuk luajti vendit, ishte qepur mu në mes si një kopsë. Evans arrin në konkluzionin se "Nobeli" mund ta vendosë Müller-in në një radhë me laureatët e fundit, të cilët kanë të përbashkët "minoritet"-et e tyre: Le Clézio, Jelinek, Kertész, Gao dhe Szymborska.
"Vetëdija sociale e Akademisë duhet të jetë sërish më eksplicite. Por, nuk ka dyshim që Müller është një shkrimtare që e meriton dhe është një shembull tipik i shpronësimit dhe i despotizmit të vampirëve njëherë e një kohë në Rumani.Proza e saj reagon butë ndaj subjektit të saj, elokuenca e saj është e përshkruar qartë, kuptimi i intrigës së saj - një tjetër eko e Kafkës - për t'u shijuar." Është e dymbëdhjeta autore femër në 108 vjet që fiton Çmimin Nobel për letërsi.
Gazeta Shekulli