Pse femrat jetojne me gjate se meshkujt

Pse femrat jetojne me gjate se meshkujt
Ne boten e industrializuar, femrat jetojne 5 deri ne 10 vite me shume sesa meshkujt. Nder njerezit qe i kane kaluar 100 vjeç, 85 per qind jane femra, sipas Tom Perls, themeluesit te faqes se internetit "livingto100.com (Te jetosh deri ne 100 vjeç)". Revista "TIME" i drejton atehere pyetjen se pse ndodh diçka e tille.

Pyetje: Pse femrat jetojne me gjate se meshkujt?

Pergjigje: Nje arsye e rendesishme eshte avantazhet qe femrat kane ndaj meshkujve, per sa i perket semundjeve kardio-vaskulare, siç eshte ataku ne zemer dhe infarkti. Grate zakonisht perballen me keto probleme tek te 70-at dhe 60-at, rreth dhjete vjet me vone se meshkujt, te cilet preken nga keto siptoma tek te 50-at dhe 60-at. Per nje kohe te gjate, doktoret mendonin se ky ndryshim vinte per shkak te estrogjenit. Por studimet kane treguar se nuk mund te jete kjo arsyeja, dhe tashme e dime se po t'u japesh estrogjen grave qe kane kaluar menopauzen eshte e demshme per to. Nje arsye per shfaqjen me vone te semundjeve kardio-vaskulare mund te jete fakti se femrat kane relativisht deficence hekuri, krahasuar me meshkujt, sidomos femrat ne fund te adoleshences, per shkak te menstruacioneve. Hekuri luan nje rol shume te rendesishem ne qelizat tona, duke prodhuar radikale te lira, te cilet u bashkohen membranave qelizore dhe ADN-se, çka mund te ndikoje ne plakjen e qelizave. Ne fakt, ne dietat tona, mishi eshte burimi kryesor i hekurit dhe mungesa e hekurit eshte mbase nje prej arsyeve kryesore pse eshte e shendetshme te jesh vegjetarian. Ca kohe me pare u zhvillua nje studim shume i mire qe vezhgonte konsumin e mishit te kuq dhe semundjeve te zemres ne Leiden, Holande. Ne rajonet, ku njerezit nuk e konsumonin mishin e kuq, popullsia kishte gjysmen e rrezikut te infarkteve, ne krahasim me popullsine qe konsumonte mish te kuq.

Nje mundesi tjeter me e nderlikuar (per jetegjatesine e femrave) eshte se femrat kane dy kromozome X, nderkohe qe meshkujt kane nje. Kur qelizat plaken ose demtohen, ato kane mundesi zgjedhjeje per sa u perket gjeneve, ose nje kromozom X ose tjetrin. Le ta shpjegojme ne kete menyre: kemi nje grup kromozomesh, te gjitha plaken bashkerisht. Ne disa qeliza, gjenet ne njerin kromozom X jane aktive; ne  qelizat e tjera, rastesisht, te njejtat gjene me variacione te ndryshme jane aktive ne kromozomin tjeter X. Mos harroni, te gjithe kemi te njejtat gjene, arsyeja pse ndryshojme eshte sepse shprehim variacione te ndryshme me ato gjene, si puna e ngjyrave te ndryshme te nje makine. Tani, nese njeri komplet e variacioneve ofron avantazhe mbijetese per qelizat ne krahasim me tjetrin, atehere qelizat me avantazh do te dominojne, nderkohe qe te tjerat do te vdesin duke lene pas me shume qeliza me gjene ne kromozomin e favorizuar X.

Keshtu, tek grate, qelizat mund te mbrohen nga nje variacion lehtesisht me i mire i nje gjeni ne kromozomin e dyte. Meshkujt nuk e kane kete shans dhe nuk u ofrohet kjo zgjedhje. Nuk eshte akoma e qarte se sa i forte eshte ky ndikim. Kam pare meshkuj, te cilet e kane demtuar fizikun e tyre ne menyre te tmerrshme me kalimin e kohes, duke pire duhan dhe alkool, te cilet kane mbushur 100 vjeç e me shume, edhe pse nje gje e tille eshte shume e rralle. Ato mund te kene pasur kombinimin e duhur te disa variacioneve shume te rralla gjenetike qe ne i quajme "gjenet qe mundesojne jetegjatesine", per te cilet ne jemi shume te interesuar. Nderkohe, individe te tjere mund te mbajne nje regjim te hekurt pergjate gjithe jetes dhe te mos i kalojne te 80-at. Kjo mund te ndodhe per arsye se ato mund te kene qe e quajme "gjenet e semundjes", disa variacione gjenetike qe jane relativisht te demshme per to. Tani, disa prej ketyre (gjeneve te semundjeve) mund te ndodhen ne kromozomin X (çka do te thote se femrat, te cilat kane dhe nje kromozom tjeter X, me te cilin ta kompensojne  kane avantazh).

Por realisht eshte shume e komplikuar. Ka dhe disa arsye te tjera pse meshkujt vdesin me heret se femrat. Meshkujt, ne fund te adoleshences se tyre kalojne nje faze qe quhet "stuhia e testoteronit". Nivelet e hormoneve mund te jene shume te larta dhe te ndryshueshme dhe mund te shkaktojne sjellje te rrezikshme tek te rinjte. Ato nuk vene rripat e sigurimit, pine shume alkool, mund te jene agresive dhe te perdorin arme e keshtu me radhe. Keto sjellje ndikojne ne shkallen me te larte te vdekjeve. Nje pjese tjeter ku shohim shkalle me te larte vdekshmerie tek meshkujt eshte tek ata qe vuajne nga depresioni, sidomos tek meshkujt e vjeter. Nese ata tentojne te vetevriten ato ia dalin me me sukses se femrat. Ne pergjithesi, rreth 70 per qind e faktoreve qe percaktojne jetegjatesine jane faktore mjedisore qe varen nga sjellja juaj dhe menyra e jeteses. Ka gjasa qe vetem 30 per qind te percaktohet nga gjenet. Dhe ky eshte lajm shume i mire. Sepse ne mund te jetojme ne nje menyre te tille qe te kapim te 100-at. Por ne pergjithesi, ka tre gjera qe meshkujt i bejne me keq se femrat. Ato pine me shume duhan. Ato hane me shume ushqime qe shkaktojne rritjen e kolesterolit. Dhe e treta, meshkujt nuk ia dalin mbane me stresin aq mire sa femrat. Ato e brendesojne stresin ne vend qe ta lene ate te ike, edhe pse kjo eshte nje pike mjaft e diskutueshme per momentin. Por sidoqofte, stresi luan nje rol te rendesishem ne semundjet kardio-vaskulare.

Nese gjithsecili do te kujdesej per shendetin dhe mireqenien e tij, njerezit do te jetojne mesatarisht deri ne 85 vjeç dhe ne vitin 2050 rreth 800 000 amerikane do te festojne 100-vjetorin. Sipas mjekeve edhe pse njerezit pesojne plakjen fizike, zemra e disa prej tyre mund te qendroje e re deri ne vdekje, nese do te ndiqet dietat e duhura, ushtrimet fizike e te shmanget stresi. Fuqia e trupit sigurisht qe ulet me kalimin e moshes.

Faktoret pozitive per jeten e njeriut

Shume studime kane treguar faktoret te cilet jane pozitive per jeten e njeriut, duke ndikuar ne jetegjatesine e tij. Por 35 per qind per jetegjatesine pergjigjen gjenet e njeriut, per te cilet shkenca dhe mjekesia e deritanishme ka shume pak ne kontroll. Por studimet e ndryshme mjekesore kane treguar se shmangja e probleme kardiake dhe te gjakut do te ishte nje faktor i rendesishem per te jetuar me gjate.

Sipas Doktor Richard S. Rivlin, asnjehere nuk eshte vone per te adoptuar menyra te reja te sjelluri te cilat do te ndikonin pozitivisht ne shendetin dhe jetegjatesine tuaj. Por keto kompozime qelizash kancerogjene ne trupin e njeriut nuk jane te ndikuara nga mosha. Per te shmangur keto probleme qenesore nuk kane munguar edhe studimet e dietologeve, te cilet shprehen se eshte e rendesishme te shmangen kalorite e teperta.

Rendesia e ushtrimit fizik gjate dites

Koha per te rinjte duket sikur fluturon, por kur i ke kaluar te 60-at gjykon se nese do t’i kishe kushtuar vetem nje ore nga dita jote aktivitetit fizik, do te ndiheshe me mire.

E ne te vertete sipas mjekeve dhe shkences duke ushtruar aktivitete fizike vetem disa ore nga dita juaj, perfshire edhe aktivitete aerobike do te uleshin rastet e shfaqjeve te problemeve kardiake, ngrirjes se muskujve apo thyerjes se kockave; po ashtu ushtrimet e tendosjes reduktojne artritet dhe ndikojne ne fleksibilitetin e muskujve dhe balancen e trupit.

Studime te tjera ne vija te trasha kane theksuar se aktiviteti fizik eshte nje faktor pozitiv ne jetegjatesine e njeriut si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Shume njerez kane nje fizik te mire dhe zemer te shendetshme pikerisht sepse ushtrohen dhe nuk rrezikojne dhjamosjen e organeve te trupit, apo dobesimin e muskujve.

Pse femrat jetojne me gjate se meshkujt

Ne boten e industrializuar, femrat jetojne 5 deri ne 10 vite me shume sesa meshkujt. Nder njerezit qe i kane kaluar 100 vjeç, 85 perqind jane femra. Nje arsye e rendesishme eshte avantazhet qe femrat kane ndaj meshkujve, per sa i perket semundjeve kardio-vaskulare, siç eshte ataku ne zemer dhe infarkti. Grate zakonisht perballen me keto probleme tek te 70-at dhe 60-at, rreth dhjete vjet me vone se meshkujt, te cilet preken nga keto simptoma tek te 50-at dhe 60-at. Per nje kohe te gjate, doktoret mendonin se ky ndryshim vinte per shkak te estrogjenit. Por studimet kane treguar se nuk mund te jete kjo arsyeja, dhe tashme e dime se po t’u japesh estrogjen grave qe kane kaluar menopauzen eshte e demshme per to.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama