Janë më të përgjegjshëm
Femrat duan që meshkujt të jenë kryesorët dhe me më së shumti përgjegjësi, meqë janë më autoritar dhe më të vendosur në ndarjen obligimeve. Ata janë më të ashpër dhe më të mirë në caktimin obligimeve, por edhe më të gatshëm për lëvdata kur puna kryhet si duhet.
Janë më të aftë
Femrat mendojnë se shefat meshkuj janë më të aftë në marrjen e vendimeve. Ata janë më të prerë dhe qëndrojnë pas vendimeve të tyre. Studimi po ashtu ka treguar se femrat që kanë shefa të gjinisë femërore, janë të bindura se do ta kryenin punën më mirë se to. Të metat e shefeve janë: një në gjashtë femra të anketuara që ka shefe (shef të gjinisë femërore) kanë deklaruar se ndjejnë tensione në raport me shefen, në aspektin se i kanë marrë ‘në sy të keq’. Ndoshta kjo ka të bëjë me frikën e konkurrencës së femrave. Shpjegimi tjetër ka të bëjë me pamundësinë e shefeve që t’i lënë problemet e tyre në shtëpi.
Nuk është krejt zi
Shefet kanë edhe përparësi, përpos të metave të tyre. Psh, ato bashkëndjejnë më mirë me punëtoret e tyre, sesa shefat (meshkuj). Ato tregojnë edhe një mirëkuptim më të madh për problemet private të punëtorëve të tyre. Nëse në vendin e punës shefi juaj është femër, atëherë nuk do të keni nevojë që t’i shpjegoni asaj se çka dmth fëmija i sëmurë, apo dhembjet e menstruacioneve.