Pse femrave u nevojitet gjithmone nje burre?
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Sot, më shumë se kurrë, bashkëshortët dhe shokët janë bërë më të rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Vetëm pak muaj më parë pyetjes "se për çfarë shërbejnë burrat?" disa femra i përgjigjeshin duke kthyer sytë nga qielli, që do të thotë: "një Zot e di".
Sot burri është një send i çmuar, i cili duhet ruajtur me shumë kujdes. Femrat që i lënë vetëm do të gjejnë belanë, ose në të kundërt do të jenë mishërimi i asaj që thotë një psikolog i njohur: "Tabuja e fundit, një grua e vetmuar është më keq se sa me fëmijë. Çdo mashkull do të dëshironte të arratisej prej saj".
Pra kjo është edhe një nga arsyet që femrat nxijnë nga inati: "Vetëm 8 për qind e tyre i braktisin bashkëshortët pas të 40-ve dhe më shumë se gjysma e të intervistuarave tona thonë se duan një gjë të vetme: sigurinë. Si në moshën 27, ashtu edhe në atë 37-vjeçare një shok është gjithmonë i nevojshëm.
Sigurisht, do të ishte mirë të zgjidhnin një tip të qeshur, që t‘u bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një ‘bastun‘ kur të vijë pleqëria. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homoseksual, i cili ‘vdes‘ për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Evropës ka ende paragjykime", thotë psikologu.
Diçka është e qartë: femrat nuk kërkojnë më mashkullin e duhur, princin e kaltër, por atë që është pjesërisht i duhuri. "Femra duhet të dijë të kënaqet. Nëse doni një burrë të pasur, të zgjuar, që di të kërcejë tango dhe që e bën gjashtë herë në darkë, të jeni të ndërgjegjshme se nuk ekziston", thotë një profesoreshë amerikane. Në këtë pikë edhe psikologu është dakord: "Nëse nuk dëshironi që të mbeteni vetëm, nëse dëshironi të shmangni sindromën ‘Sarkozi‘, braktisjen për një grua tjetër më të bukur se ju, zgjidhni një shok që qëndron më poshtë jush, të paktën në një drejtim. Ndiqni shembullin e Hilari Klinton, e cila mbajti Billin. Gjithashtu ju këshillojmë të mos ndiqni shembullin e zotit Big, te seriali televiziv ‘Sex and the city‘, apo atë të Tomit, burrit të Linetës, gruaja më e mirë dhe më e zonja në telefilmin ‘Shtëpiake të dëshpëruara‘, e cila në të njëjtën kohë arrin të mbajë katër fëmijë, të jetë një menaxhere e shkëlqyer dhe të administrojë restorantin e saj".
Në fund të fundit meshkujt duhen edukuar. Në një libër të publikuar kohët e fundit, profesoresha amerikane shpjegon se si shokët tanë mund t‘i trajtojmë në një mënyrë më të thjeshtë. Ky libër ka qenë një sukses i vërtetë, madje mbi këtë temë do të prodhohet edhe një film, nga i cili femrat mund të nxjerrin shumë mësime: "Injorojini sjelljet e tij negative, kur ju, ndërsa lani pjatat dhe ai kërkon si i çmendur çelësat e makinës, mos i thoni: ‘Zemër, do të dalin vetë‘, mos i ofroni ndihmë, por vazhdoni punën tuaj që keni në dorë", shkruan profesoresha. Por, nëse një burrë kujdeset për gruan, veten dhe punët e shtëpisë, atëherë ai duhet admiruar dhe komplimentuar.
Duket një rrugë e gjatë, e vështirë dhe aspak romantike, por është gjithmonë e udhës që femra të bëhet një administruese e mirëfilltë e bashkëshortit, se sa në moshën 35-vjeçare të jetë e vetme, e veshur kokë e këmbë me të zeza, me një cigare të ndezur në dorë, me barkun bosh dhe që orët e mbrëmjes i kalon me tri mikeshat e saj beqare në të njëjtin bar. Këtë fakt të rinjtë e kanë kuptuar dhe martohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
"Në fakt, martesa është një zgjedhje e vetëdijshme, pikënisja e një historie të re. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj janë venitur paksa", pohon një 24-vjeçare, e cila pas pak ditësh do të vërë kurorë me njeriun që dashuron.
"Mendoj se është një kthim në origjinë, njësoj sikur brezi im dëshiron t‘i harrojë vitet ‘70. Fëmijët e prindërve të divorcuar dhe të rimartuar e marrin shumë seriozisht martesën. Unë besoj në të dhe më saktësisht dua t‘i jap emrin e duhur një marrëdhënieje bashkëjetese, që faktikisht mban emrin martesë. Moshat që e preferojnë më shumë martesën janë nga 25 deri në 35 vjeç. Në dhjetë vitet e fundit martesat janë ulur rreth 8 për qind, edhe pse 62 për qind nuk arrijnë në vitin e tretë. Shumë të tjerë e shohin si një master, një eksperiencë më shumë për t‘u shtuar në kurrikulum", shkruan një shkrimtare 33-vjeçare, që pas një bashkëjetese të gjatë ka vendosur të martohet.
"Një burrë i nevojitet çdo gruaje. Më parë do të hiqja dorë nga karriera se sa martesa. Femrat mendojnë se mund t‘ia dalin mbanë vetë, të jenë të pavarura, por unë mendoj se është shumë e gabuar. Gjithmonë problemet mund të përballohen më me lehtësi kur çifti është i pandarë", pohon një drejtuese televizioni.
Sipas profesoreshës, zgjidhja për të gjetur shpirtin binjak është një e vetme, madje shumë "borgjeze dhe konservatore": "Duhet t‘u kthehemi martesave me shkuesi, ato që kanë dominuar prej shekujsh, kur prindërit zgjidhnin një person të së njëjtës shtresë shoqërore, me të njëjtat shije, të njëjtin shkollim dhe edukim. Po në qoftë se nuk e dashuron?
Dalëngadalë do të mësohesh ta duash, një fjalë e urtë thotë: ‘Oreksi vjen duke ngrënë‘". Nëse doni një burrë të pasur, të zgjuar, që di të kërcejë tango dhe që e bën gjashtë herë në darkë, të jeni të ndërgjegjshme se nuk ekziston Pak muaj më parë pyetjes "se për çfarë shërbejnë burrat?" disa femra i përgjigjeshin duke drejtuar sytë nga qielli, që do të thotë: "një Zot e di".