Pse meshkujt jetojne me pak se femrat?
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Statistikat thonë se meshkujt, mesatarisht, jetojnë pesë vjet më pak sesa femrat. Një studim i bërë në Australi ka treguar se meshkujt mesatarisht jetojnë pesë vjet më shkurt sesa femrat, ku shkaku kryesor i kësaj është pakujdesia e meshkujve për shëndetin e tyre.
Meshkujt janë më të rrezikuar nga paraqitja e kancerit, pinë më shumë duhan, përdorin më shumë barna, kanë problem me mbipeshë, por shkojnë më rrallë te mjeku sesa femrat. Më shumë se 68% e meshkujve kanë probleme me mbipeshë, 48% kanë vështirësi psikike, kurse vetëm 5% sish hanë ushqime të shëndetshme, thotë Instituti australian i mjekësisë.
Përkundër të gjitha këtyre, vitin që shkoi, vetëm 16% e meshkujve kanë shkuar te mjeku vitin që shkoi. Instituti i mjekësisë bën të ditur se rezultatet e këqija janë rezultat i disa faktorëve. Për shembull, meshkujt nuk e lënë punën për të shkuar të mjeku, si dhe kanë turp që të bisedojnë rreth problemeve emocionale dhe seksuale, sidomos me mjekun. Një gjë e tillë ndikon që meshkujt të shtypin problemet dhe dhembjet e tyre, duke mos shkuar me kohë te mjeku