Pse meshkujt jetojne me pak se femrat

Pse meshkujt jetojne me pak se femrat

Hormonet seksuale, stili i jetës dhe punët më të rënda bëjnë që seksi i fortë të jetë edhe më vulnerabël ndaj sëmundjeve. Sipas një studimi të kryer mbi anëtarët e oborrit perandorak të Chosun, që sundoi Korenë në vitet 1392-1910, ishin hormonet mashkullore ato që shkurtonin jetëgjatësinë.

Një analizë e të dhënave të mbledhura tek anëtarët e kësaj perandorie tregonte se eunukët kanë jetuar 14-19 vjet më gjatë se burrat që nuk ishin tredhur, edhe pse kishin pasur të njëjtin stil jete.

Në ditët e sotme, origjina e jetëgjatësisë së ndryshme mes meshkujve dhe femrave qëndron në stilin e ndryshëm të jetës mes dy sekseve. Në të vërtetë, meshkujt në përgjithësi pinë më shumë duhan, ushqehen më keq, shkojnë më rrallë te mjeku dhe kryejnë punët më të rrezikshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama