“Nje mije vjet mezi krijojne shtetin Ne nj’ ore behet hi. A mund ta ndezesh valle keshtu Shkelqimin e shuar” Ndoshta, ngushellimi me i mire per ta do te ishin bash keto vargje te George Gordon Bajronit, per renien e Greqise. Askush si ai ne historine e dy vendeve nuk ka shkruar me aq dashuri per shqiptaret dhe greket, per historine dhe mrekulline e tyre. I shoqeruar deri ne fund nga shqiptaret, ai do jepte shpirtin per kauzen e madhe greke, ashtu si dhjetera e qindra arvanitas, qe tash nuk i dihet dhe u eshte harruar emri. Te dy vendet e kane vendosur poetin ne Panteon, ndersa koken e njera-tjetres ne karamanjolle. Pak segmentet e historise, qe jane te mbushura me respekt per njera-tjetren, shpejt mbulohen nga hapesira e gjate e urrejtjes.
Ku veçanerisht ajo e pales greke ka qene e pamat. Tek ata, eshte fshire kujtimi i dhurates se mire, qe shqiptaret i bene pavaresise se tyre: Miaulis, Xhavellen, Marko Boçarin dhe detaren trime Laskarina Bubulina. Honore de Balzak duke shfrytezuar nje emigrante shqiptare do te shkruaje nje histori te mrekullueshme per shqiptaret, qe japin gjithçka per fqinjet e tyre. Ne histori ka mbetur nje episod sesi gjate betejes se Dardaneleve, admirali Kundurioti jep papritmas nje komande arberisht. Kur e pyesin pse perdor ate gjuhe, ai pergjigjet lakonikisht .”Nga entuziazmi”. Arvanitas Kundurioti nuk mbaron ketu.
Ne nje rast tjeter meson se oficeret i pengonin arvanitasit te flisnin ne gjuhen e tyre: “Ai i thirri qe nga siper “A kuvendoni shqip, more?” Marinaret u shtangen. Me ne fund njeri prej tyre i pergjigjet: “Kuvendojme nga pak admiral”. Atehere Kundurioti i terheq vemendjen: “Vazhdoni e kuvendoni shqip, sepse ne jemi ata qe e çliruam Greqine”.... Para L2B Si u shperblyen ata qe e çliruan Greqine Vitet do te kalonin dhe pavaresisht nga deklaratat per asnjanesi ne Luften ballkanike flota greke me 4 dhjetor 1912, vetem pak dite pas shpalljes se pavaresise se shqiptareve bombardoi qytetin e pafortifikuar te Vlores dhe zbarkoi trupat e saj ne Sazan. Ne lindje, me sulmin qe i bejne terheqjes se forcave turke, nuk i kursejne civilet shqiptare. Pak jave me pare, ndodh Marshimi per te pushtuar Epirin, me 5 tetor 1912. Organizatat greke deklarojne bashkimin e forcave ballkanike per te mbrojtur territoret nga faktori shqiptar qe kerkonte pavaresine. Veç ushtrise organizojne banda te armatosura qe qarkullonin lirisht fshatrave myslimane te Çamerise.
Ne Konferencen e Ambasadoreve, Londer, me 20 dhjetor 1912, diplomatet Greke e nxjerrin hapur mllefin. “eshte e pamundur te lejohen shqiptaret barbare te jetojne te pavarur ne djepin e qyteterimit grek”. Ky ishte qendrimi i delegacionit grek ne Londer. Tre muaj me vone ndodh Masakra e udheheqjes se Çamerise, pikerisht , me 7 mars 1913. Gjenerali Deli Janaqis therret ne nje takim kreret qyteteve dhe fshatrave te Çamerise per te bere nje marreveshje. Çamet nuk pranojne. Pergjigja eshte makabre: urdherohet vrasja e 62 kryetareve çame dhe dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdher te gjeneralit rripen te gjalle. Ne kete muaj, te gjashte ambasadoret e Fuqive te Medha te kohes japin nje zgjidhje te frikshme per kufijte shqiptare. Veç Veriut qe u la ne pjesen me te madhe jashte truallit shqiptar mbetet i cunguar dhe Jugu. Greket ngulin kembe qe popullsia e “Vorioepirit” meqe kishte besimin ortodoks grek, ishte rrjedhimisht me kombesi greke. Gjithçka i referohet nje ngjarje te vitit 1908, kur Shqiperia e Jugut e quajtur “Vorioepir” prej grekeve dergoi perfaqesuesit e vet ne Parlamentin e pare te Perandorise Osmane dhe nga tete deputetet e saj, gjashte ishin shqiptare dhe dy greqishtfoles...
Ne veren e ketij viti, Zografos, ministri i jashtem i Greqise, atehere guvernator i Janines, gjate nje darke qe jepte per shqiptaret e shquar te Janines dhe te rretheve te tjera, perveç mjaft fjaleve plot butesi evangjelike, la te shqiptoheshin nga goja e tij auguste keto fjale te nje “miresie” te perjetshme: “Mos krijoni iluzione: edhe nese do te jemi te shtrenguar te braktisim Epirin, ne nuk do te leme veçse token, gjithçka mbi dhe do te rrafshohet”, citohet Mit’hat Frasheri tek “Çeshtja e Epirit”...Ne histori shfaqen “Andartet”, qe jane strukturat ushtarake te perbere nga kriminele lufte, dezertore dhe te burgosur nga burgu i Kretes. Ky batalion kreu masakrat ne te gjithe Jugun e Shqiperise, duke vrare mijera gra dhe femije per te spastruar zonen nga shqiptaret.
Me 11 gusht 1913, arrihet gjithsesi nje zgjidhje ‘kompromisi’. Konferenca e Ambasadoreve i jep Greqise nje pjese te madhe te tokave shqiptare, ku perfshihej Çameria e populluar nga myslimanet shqiptare si edhe Janina, kryeqyteti tradicional i Shqiperise se Jugut. Z. Bilinski perfaqesuesi austriak, qe vjen me Komisionin e Kufirit do ta informonte per strategjine greke, qe synonte ta paraqiste popullsine korçare si greke. Femijeve, kur u hedh karamele, fillojne e flasin vetem ne shqip. Shqiperia, nderkohe mbushet me gjak. Nikolica, nje fshat me 5600 shtepi ne Korçe u shkaterrua nga greket me dhjetor 1913. Ne Bocke trupa greke vrane me shume se dyqind vete, mes tyre gra, femije dhe foshnja. Nje i derguar amerikan e konfirmon dhe tregon sesi ne Hormove, pasi pushtohet- ekzekutohen te gjithe burrat e fshatit, 225 syresh.
Pak dite me vone, Protokolli i Firences me 17 dhjetor 1913 preçizon ne nje dokument kufijte e sotem mes Greqise dhe Shqiperise. Greqia nuk e njohu kete protokoll, duke pretenduar se ngelej jashte trungut helen “Epiri i Veriut”, me disa dhjetera mijera minoritare. Ne fakt, perpjesetimi eshte i frikshem. Jane rreth 38 mije minoritare, ndersa ne Janine dhe krahinat e tjera ngelen me Greqine rreth 500 mije shqiptare ne qytetet e Filatit, Paramithise; Margelliçit, Parges, Gumenices e Prevezes. Sipas kronikave te kohes, 40 mije ushtare greke kryejne masakra te pashembullta ne qytetet e Gjirokastres, Korçes e Permetit.
Dy muaj me vone, shkurt 1914 masakrat greke shtrihen tejet “Vorio Epirit”. Ne Kuqar te Permetit ushtria greke ther gjithe femijet, ndersa burrat i mbylli ne kishen e Kosines ku i vrau ne menyre barbare. Po ashtu dhe ne fshatin Peshtan ku nje kronike e kohes shkruan. “Foshnjat ulerinin duke kerkuar prinderit. Ushtaret i mblodhen dhe i çuan ne nje shtepi ku ish nje pus e ku i merrnin me radhe e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Nderkohe grate i mblodhen ne Delvine dhe pasi i perdhunuan i vrane me bajoneta”. Por, s’mbaron ketu. I vjen koha tragjedise se Kodres. Greket i ftuan te gjithe fshataret, burrat, grate dhe femijet, te mblidheshin ne kishe. Me tu mbledhur keta, gjithsej 230 vete, oficeret greke u dhane urdher ushtareve te qellonin mbi ta me mitraloze. U vrane te gjithe. Kokat ua prene dhe ua varen ne muret e kishes.
Gjeneral De Veeri i misionit holandez eshte njeriu qe i preku vete mizorite. Raporti i tij derguar Komisionit Nderkombetar te Kontrollit thote: “Ne jug te fshatit te Kodres gjeta nje kishe te vogel. Qe padyshim se do ishte perdorur si burg. Muret e brendshme dhe dyshemeje ishin telara me gjak; kudo kishte kesula dhe rroba te mbytura me gjak. Doktori, pjesetar i komisionit te Hetimeve, pa me syte e vet tru njerezor...Ne altar gjeti nje zemer e cila kullonte ende gjak...U zhvarrosen 195 trupa, pasi gropa ku ishin futur ishte e ceket dhe i varrosen ne varre me te thelle, te gjitha trupat ishin pa koke”.
Gazetari amerikan Uilliam U. Houard, qe kishte sherbyer ne kolegjiumin e Xhozef Pulicer dhe qe ka udhetuar shume ne bote, do te shkruaje: “Qinani eshte vetem 5 kilometra larg Ersekes dhe u sulmua nga ushtarak greke me 2 maj 1914. Te gjitha shtepite, perveç njeres u shkaterruan me zjarr e me dinamit. Diten e trete te majit, nje trupe e vogel vullnetaresh shqiptare, e kryesuar nga Harold Sherud Spenser, nje vullnetar amerikan ne shtabin e Princ Vidit rrethuan fshatin dhe u perleshen me forcat greke. Ne te vetmen shtepi te fshatit, qe ishte ne kembe, Spenseri gjeti trupat lakuriq te pese grave te reja, qe ishin mbytur dhe perdhunuar nga ushtaret greke...Nje grua e vjeter i ka thene se greket e kishin perdhunuar 27 here!.
Grate e reja kishin luftuar por ne fund greket i kishin mundur dhe u kishin perdhunuar kufomat...”. Per te justifikuar kete baterdi, ne Nentor te vitit 1914, ish-ministri i Jashtem grek, Nikollaq Zografi, se bashku me nje grup ish-ministrash te tjere, krijon qeverine e Vorio Epirit ne Gjirokaster. Andartet izolojne Gjirokastren, Permetin dhe Korçen. ‘De jure’ nuk njihet nga Greqia, kurse ‘de facto’ ndihet me ushqime dhe me arme. Kisha greke eshte argumenti me ndihes i kesaj politike. Stahi Melani, predikues i kishes ortodokse shqiptare te Southbridges Massucustes humb jeten me 24 dhjetor 1918, pasi gjate vizites se tij ne Shqiperi kremtoi nje meshe ne gjuhen shqipe...Vrasesit i prene koken qe te tregonin se duhej marre shperblimi... Konferenca e Londres dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kenaqen oreksin grek. Ne Konferencen e Paqes fill pas Luftes se Madhe, kryeministri Venizelos kerkon aneksimin e Shqiperise, sepse shqiptaret s’bejne dot qeveri. “Shtetasit greke ne Shqiperi duhet te drejtohen nga qyteterimi i larte qe perfaqeson shteti helen dhe jo nga shqiptaret te cilet nuk kane asnje qyteterim”.
Kater vjet me vone, ne Traktatin e Lozanes nenshkruar me 1923, ku parashikohet shkembimi i popullsive greke dhe turke, Greqia e shfrytezon per te percjelle jashte vendit rreth 6800 çame me argumentin se ishin myslimane turq. Ne te njejtin vit, vritet me 23 gusht i deleguari i Konferences se Ambasadoreve, Gjeneral Tellini. Ai ishte akuzuar nga qeveria greke se po mbeshteste pretendimet e Shqiperise dhe u vra pikerisht ne diten qe po vendoseshin piramidat kufitare ne Kakavije. Kryeministri Fan Noli ne nje seance per Shqiperine denoncon hapur masakrat e ushtareve greke ne jug te vendit. Ai kerkoi qe te mos kryhej nderrimi i popullsise dhe çamet te mos silleshin ne Shqiperi, pasi nuk kishte vend ku te sistemoheshin.
E vetmja zgjidhje, iu thote Noli, “eshte qe çamet te vendosen ne tokat e minoritetit grek ne Gjirokaster dhe keta te fundi te shkojne ne Greqi”. Ka nje qetesi relative, por kjo zgjat deri me nentor te vitit 1940, kur Greqia shpall Ligjin e Luftes me 10 nentor 1940, gjate luftes Italo-Greke. Me kalimin e viteve ligji plotesohet me amendamente, qe kishin te benin me pronat e çameve, te cilat kapnin vleren e 350 milione dollareve. Ky ligj u bllokon pronen gjithe personave greke me kombesi shqiptare, duke perjashtuar ne kete menyre komunitetin çam. Pas humbjes italiane, ushtria greke fillon te perparoje ne Jug te Shqiperise dhe shpejt Korça, Saranda dhe Himara rane ne duart e ushtrise greke. Gjeneralet i cilesuan keto zona si greke dhe filluan ndeshkimin e popullates vendase. Ushtria greke vrau ne Çameri 4300 njerez, rezultojne te zhdukur 3500 njerez, u dogjen 102 fshatra, u shkaterruan plotesisht 57 fshatra si dhe 7280 shtepi.
Kronikat permendin se shumica e njerezve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku femijet dhe grate u theren me thika, u dogjen, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje te gjalle te njerezve. Ende sot greket pretendojne se kane ekzekutuar bashkepunetoret e italianeve, por nuk kane kerkuar falje per asgje. Kulmin e paten me bashkepunetorin e njohur te gjermaneve Napolon Zerves, qe me 25 qershor 1944 ekzekutoi 2000 çame brenda nje nate ne qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe femije, te cilet u theren me thika dhe u dogjen. Pas lufte Edhe pse te dy vendet u rrenuan, Greqia nuk rreshti nga incidentet. Ajo kerkoi kufijte me Paris 1946 dhe duke shpresuar ne ndihmen e SHBA-se e anglezeve, kerkuan gjithçka.
Ne 12 shkurt ministri i Jashtem grek i dergoi nje leter ne OKB, ku argumentonte se çeshtja e Shqiperise nuk duhet te diskutohet, pasi Greqia eshte ende ne gjendje lufte me te dhe Shqiperia nuk ka plotesuar te drejtat e minoritetit. Greket e akuzojne Shqiperine dhe politika e tyre diplomatike e vendos Shqiperine ne nje pozicion te veshtire ne Konferencen e Paqes, per te mos qene ne koalicionin anti-fashist. Shqiptaret akuzohen se kishin bashkepunuar me Italine ne luften Italo-Greke. Me 20 shkurt 1948, nje zyrtar grek deklaron ne radion e Athines se: “Tani duhet te mbarojme pune me Shqiperine. Greqia tani duhet te luftoje me te gjitha mjetet, gjer ne frymen e fundit. Sinjali u dha tani ne Epir, ku ushtaret tane jane duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra te “Vorio-Epirit” ende te paçliruara. Duhet te mbarojme hesapet me Shqiperine”.
Por, greket se kane aq te lehte. Lufta civile ne Greqi e derrmon fare vendin dhe ajo i sjell shume andralla dhe Shqiperise. Qeveria greke vazhdon te akuzoje shtetin shqiptar se ndihmon partizanet kunder ushtrise demokratike greke. Gjate kesaj kohe hidhen parulla, libra e broshura te ndryshme qe benin thirrje kunder qeverise shqiptare. Nderkohe, roberit greke pranojne se komandantet benin propagande anti-shqiptare, duke permendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radheve te ushtareve psikozen e nje sulmi te shpejte kunder territorit shqiptar. Por, Shqiperia ka ndryshuar: Ajo vendosi shume forca ne kufirin greko-shqiptar dhe ne bilancin e nje lufte te pashpallur, gusht 1949, referuar komunikatave te Ministrise Mbrojtjes qe do dalin ne drite ne vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrise greke ne kufirin jugor te Shqiperise mbeten te vrare 29 ushtare dhe oficere te ushtrise tone.
Nuk permenden civilet e paarmatosur. Kurse, nga te dhenat qe mbledhin forcat shqiptare thuhet se i kane shkaktuar ushtrise greke mbi 300 te vrare dhe 500 te plagosur, ndersa 270 te tjere u kapen rober. Greqia nuk e gelltit lehte. Ne nje memorandum te Ministrise se Jashtme greke, te 7 gushtit 1952, depozituar ne arkivat e Departamentit Amerikan te Shtetit, eshte nje kerkese e qeverise greke, ku parashtrohet ndarja e Shqiperise. Greqia kerkon “ok” per te rrezuar regjimin komunist dhe me tej synohej ndarja e Shqiperise. Pjesa e jugut deri ne Shkumbin, sipas “Megali Idese” (e hedhur nga ministri grek Venizellos qe ne vitin 1919), i takonte Greqise, ndersa veriu Jugosllavise. Varianti tjeter ben me dije nje protektorat nderkombetar mbi Shqiperine. Greket punojne ne sistem por situata ne vendin e tyre nuk i favorizon keto plane, qe behen gjithnje e me shume utopike. Kryeministri grek Kostandin Micotaqis tregon sesi ne vitet ‘80 ekziston nje Fond i Ministrise se Jashtme greke per shqiptaret, qe u shperndahet mediave per te ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Por edhe ato qe flasin per idete nacionaliste shqiptare, jashte vendit per idene e Shqiperise se Madhe.
Shtate vjet me vone, me 1987 Parlamenti grek le ne fuqi Ligjin e Luftes, qe qeveria e Papandreut ia propozon Parlamentit Helen ta nxjerre jashte perdorimit. Kjo nisme qe behet ne momentin me oportun nga nje kryeminister shume autoritar, s’ia arrin qellimit te saj. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nese ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnje ndikim mbi te pasi ai eshte dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikes eshte nje autoritet shume i ndryshem nga ai i mbretit. Pas viteve ‘90 Shqiptaret do e shperthejne kufirin dhe ne drejtim te vendit fqinj do te strehohen me qindra mijera syresh, ne kerkim te ekzistences. Presioni grek ka kohe qe eshte fashitur deri sa ndodh incidenti me priftin grek, ne Tirane, me 28 qershor 1993. Ky shenon ne vitet e pas diktatures rifillimin e incidenteve te renda me Greqine. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u debua nga Shqiperia.
Nje muaj me vone del ne skene Plani i Micotaqisit, me 14 korrik 1993 per jugun e Shqiperise te perbere nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga keshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Ne dokument kerkohej qe Shqiperia te permbushte te drejtat e grekeve etnike me banim ne Shqiperi, te pranonte rikthimin pa kushte te priftit, te hapte shkolla greke ne Shqiperi edhe jo vetem ne zonen minoritare, te regjistronte popullsine si Epiri, te merrte te njejtin status qe do te merrte Kosova. Ajo qe i ve vulen e keqe marredhenieve eshte Masakra e Peshkepise. Ajo ndodh me 10 prill 1994-ne oren 02:40, kur nje komando greke prej 8 personash me uniforma te ushtrise greke hyne ne territorin shqiptar, ne afersi te fshatit Peshkepi prane nje reparti ushtarak.
Vrasin dhe ne fund lene mesazhin:”Keto i keni per Vorio Epirin”. Gazeta “Elefterotipia” nxjerr lajmin se vrasja eshte marre persiper nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti per Çlirimin e Epirit”. Ky grup financohet nga Nikolas Gejxh. Sikur te mos mjaftoje kjo, Greqia ne shenje demonstrimi force bllokon 35 milione eku, me qershor te vitit 1994 si reagim. Pas kesaj, mes te dy vendeve do te regjistrohen incidente te nje pas njeshme. Por, ndersa pala shqiptare eshte kokulur per shkak te 400,000 refugjateve te saj, greket jane te pameshirshem. Pas çdo incidenti, ndaj shqiptareve arrijne Operacionet “Fshesa”, qe do te thote arrestime ne mase te policise greke, disa here ne dhjetera mijera dhe kthimi i tyre ne Shqiperi. Ne vitet `94-`95 pati rreth 4 operacione te tilla ku shqiptaret trajtoheshin ne kushte çnjerezore.
Demonstrimi i forces arrin kulmin ne Himare me 23 shkurt 1997, kur disa persona te panjohur ngriten ne qender te qytetit flamurin grek dhe zevendeministri i Jashtem grek vjen ne kete qytet pa asnje lloj lajmerimi protokollar. Serish ka vite fashitje te inateve, derisa pak vite me pare, incidentet diplomatike mes Shqiperise dhe Greqise arrijne serish ne zenit. Presidenti i Greqise, Karolos Papulias, anulon ne momentin e fundit takimin me homologun shqiptar Alfred Moisiu, ne Sarande, sepse protestues te Shoqates Çameria kishin vendosur parulla dhe therrisnin per te drejtat e tyre...Epilogu i perket pak diteve me pare, te marsit 2010, kur njesia speciale e marines greke ne nje demonstrim kendonte kenge kunder shqiptareve...
Urrejtja s’ka marre fund dhe me sa duket nuk do te marre fund kaq lehte. ... Per ironi te fatit, ndertesa ku ishte vendosur “Portreti i nje Fisniku me veshje shqiptare” (Bajronit) ka qene shtepia e Elefterios Venizellosit, krijuesit te “Megali Ideas”, armikut te kahershem te shqiptareve. E blere ne vitin 1936 pas vdekjes se Venizellosit nga qeveria britanike, ndertesa ne rrugen Loukianou 2, ka sherbyer qe atehere si ambasade britanike ne Athine... Materialet u konsultuan nga “Shqiptaret” e Edwin Jacques, “Çeshtja e Epirit” e Mit’hat Frasherit dhe Forumi “Lidhja Çame”