Pse po flitet kaq shume per arrestimin e Berishes?

Pse po flitet kaq shume per arrestimin e Berishes?

Ardhja e kryeprokurorit kroat në Tiranë, ka nxitur kaq shumë spekulime në media. Dinko Cvitan është njeriu që ka prangosur ish- kryeministrin kroat, Ivo Sanader. Por në ditën kur Cvitan mbërrinte në Tiranë dhe Ilir Meta deklaronte se duhet forcuar më shumë prokuroria, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin do deklaronte se “kur u arrestua Sanaderi, e kuptoi që Kroacia do hyjë në BE”.

Kjo ka bërë që mediat të bëjnë disa hamendësime se rrugën e Shqipërisë drejt BE do e hapë një arrestim.

Në të vërtetë më shumë se një arrestim, Shqipërisë i duhet një sistem funksional dhe këto spekulime vijnë vetëm në kuadër të klimës së tensionuar në vend.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama