Kthimi i sheqernave pas trajnimeve do të ishte mirë të kombinohen me shtimin e disa proteinave për të ndihmuar në riparimin e muskujve të dëmtuar. Pasi qumështi i përmban të dyja, ai paraqet një opsion ideal. Ndonëse, qumështi me yndyra të plota si dhe ai i me nivel të ulët të yndyrave ofrojnë sasi të njëjta të elektroliteve dhe mineraleve, ai me nivel më të ulët të yndyrave preferohet më tepër, për shkak se e heq ndjenjën e etjes dhe e ngarkon më pak lukthin.
Gjetjet tregojnë se konsumimi i qumështit pas ushtrimeve për rritjen e rezistencës fizike, e mundëson mbajtjen e lëngjeve trupore në mënyrë më efikase se sa pija tradicionale sportive izotonike 8%. Qumështi përmban proteina që më së shumti i shkojnë për shtati riparimit të muskujve. Proteina e qumështit që quhet kazeinë, përmban aminoacide të njëjta me ato që gjenden në proteinat e muskujve”, thotë Watson. “Ai gjithashtu përmban minerale dhe ushqyes esencial që i nevojitet trupit tonë, andaj qumështi përmban një vistër substancash ushqimore që janë shumë të dobishme për trupin tonë gjatë aktiviteteve sportive”.