Pse sulmohet Ismail Kadare?

Pse sulmohet Ismail Kadare?
Piktura paraqet një “urë” dhe është e pazakontë, jo vetëm për këtë. Është bërë nga një shkrimtar. Ai quhet Viktor Hygo. Në Tiranë, më i madhi i letrave shqipe (Ismail Kadare) “u përball” në gjyq me pushtetarin më jetëgjatë të shtetit shqiptar (Enver Hoxhën). Dorëshkrimi “Dimri i vetmisë së madhe”, i cili zotërohej nga familjarët e politikanit të vdekur, u dorëzua në Arkivin e Shtetit me vendim gjyqësor. Ishte një betejë ligjore e zakonshme në “procedurë” dhe e pazakontë në sensin e marrëdhënieve me kohën. Në marrëdhënie me historinë fituan të dy!

Përballë njëri-tjetrit, fitoi shkrimtari! Tjetri, bëri atë të cilën kishte bërë edhe kur ishte gjallë. Për të fituar përjetësinë, pranoi statusin e “personazhit” të shkrimtarit.

Shpesh, shoh individë që sulmojnë shkrimtarin. E sulmojnë për të kaluarën, për heshtjen, për kokuljen, për postet…në regjimin komunist. Harrojnë se duke mbetur gjallë ishte mbase i vetmi, që me artin e tij, Kadare, ndërtoi “Urën me tre harqe” (trinitia, lindje-jetë-vdekje), përmbi të cilën shoqëria shqiptare eci nga diktatura në demokraci. Në “këmbën” e URËS, keni vetë shkrimtarin dhe “fajin” e tij të murosur në të. Pse mund të fyhet sot, një urë!? Mbase për faktin se të kujton që vjen nga “ana tjetër” e kohës. Dhe kjo, nuk është pak për një shoqëri postkomuniste.

Viktor Hygo ishte një gjeni. Ismail Kadareja ynë është më shumë, të paktën si “piktor”…. “Ura” e tij, as nuk mund të shihet dhe as të pikturohet! Ajo ka dëshmitarë vetëm ata që e kaluan. Unë jam një nga ata!

Faleminderit shkrimtar!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama