Çdo të thotë të jesh beqar
Nuk ka asgjë të keqe apo të gabuar në faktin që dikush është beqar, në çfarëdo moshe qoftë ai. Por komentet rreth kësaj teme, përsëriten dhe shtohen pak e nga pak me kalimin e muajve dhe viteve, aq sa shpesh herë të shtyjnë të dyshosh tek vetja. Fillon të mendosh se në diçka ti ke gabuar, apo diçka nuk shkon më ty, ose t’i ke atë sindromën e “sëmundjes” së beqarëve. Aq më tepër njerëzit përreth asnjëherë nuk iu japin një arsye qetësuese për t’iu shpjeguar se pse ju jeni ende beqar, apo t’iu shpjegojnë se në gjithë këtë nuk ka asgjë të gabuar. Asnjëherë nuk ju thonë “Ti je shumë i pashëm” ose “ti ke gjithmonë mundësi të mira”, por është gjithmonë diçka negative “Ti as vetë nuk e di çfarë kërkon te një femër” ose “Ti po kërkon një femër që nuk ekziston”. Dhe nëse për një farë kohë të gjithë ata që të rrethojnë do të përdorin këto shprehje rreth jush, ju do të filloni të mendoni se mbase ata kanë të drejtë. Prandaj në disa raste një person i ndodhur në kushte të tilla e lë fatin e vet “në duart e të tjerëve”, pra pret ndihmën e miqve apo familjarëve për ta njohur me dikë. Por fati yt asnjëherë nuk mund të vendoset nga të tjerët. Askush nuk mund të njohë botën tënde më mirë se ti. Të jesh “single” nuk do të thotë se kë probleme. Nëse ti nuk je i bindur për veprimet që duhet të marrësh për t’i dhënë fund beqarisë, nuk duhet t’i shtohesh rreth 50 për qind të martesave që shkojnë drejt divorcit.
Çfarë duhet të ketë parasysh një beqar
Një gjë është e vërtetë pas gjithë kësaj. Secili nga në ndjek rrugën e jetës së tij dhe çdo veprim realizohet në kohën e vet. Asgjë nuk mund të bëhet jashtë rrjedhës që ajo ka marrë. Shumë persona e kanë gjetur dashurinë e tyre të vërtetë në një moshë të thyer, por rëndësi ka që ata janë ndjerë mirë dhe të plotësuar edhe në këtë moshë. Kjo nuk është çmenduri, as diçka e kaluar për moshën e një personi, e bukura qëndron në atë çka të rezervon jeta në çdo moment. Rëndësi që çdo gjë ta jetosh në momentin e vet. Gjithmonë, në jetën e gjithsecilit është dikush që pret dhe që jeton posaçërisht për ty dhe jeta në rrjedhën e saj ka caktuar një takim të mrekullueshëm. Askush nuk duhet të mendojë se kur koha kalon largon edhe mundësinë për të gjetur dashurinë e vërtetë. Shumë njerëz thonë “Nuk besoj se do ta gjej ndonjëherë dashurinë e vërtetë”. Por kjo është thellësisht e gabuar, të gjithë do e takojnë dashurinë e tyre. Dhe deri në momentin që do të gjeni shpirtin tuaj binjak do të jeni ju interesi i jetës suaj.