Publicisti Teodor Keko nderohet me urdhrin ‘Mjeshter i madh’

Publicisti Teodor Keko, nderohet me urdhrin ‘Mjeshter i madh’
Në prani të miqve të një jete, personaliteteve të kulturës në vend e familjarëve, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi Teodor Kekon, një ndër emrat e zëshëm të letërsisë dhe publicistikës shqiptare, një dekoratë e cila vjen 10 vjet pas shuarjes së tij. Kontributi i këtij personaliteti të kulturës shqiptare është i spikatur e Presidenti i vendit vuri theksin në atë që Keko ka lënë pas si trashëgimi e vyer për Shqipërinë. Dekorata në nder të Teodor Kekos ju akordua bashkëshortes së tij e cila fjalëpak, tha se ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për krijimtarinë e Dorit.

Teodor Keko u lind më 2 shtator të vitit 1958 dhe u shua më 12 gusht të vitit 2002. Prindërit e tij regjisorë, Endri dhe Xhanfize Keko kanë qenë një pikë referimi për shkrimtarin e publicistin që ka lënë gjurmë të pashlyera në artin shqiptar.

Fillimet i shënoi si reporter në gazetën letrare “Drita” për të vijuar punën si gazetar e publicist në të tjera të përditshme të post viteve ’90-të, duke mos e ndalur asnjë moment krijimtarinë e tij. Teodor Keko nisi të botojë prej vitit 1980 dhe është autor i disa volumeve me poezi por ai është autor i disa dramave e novelave dhe veçohet për historitë e shkurtra.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama