Publikohet letra e Karelit para vrasjes se gardianit Se meritoj denimin

Publikohet letra e Karelit para vrasjes se gardianit: S'e meritoj denimin

Media greke ka publikuar sot letrën që kishte shkruar Ilia (Ilir) Kareli, për nënën e tij pak para se të qëllonte për vdekje gardianin e burgut grek. Revolta dhe ndjesitë e Karelit janë hedhur në një copë letre fletoreje mbi të cilën ka njolla të shumta gjaku. Kareli shkruan se e kishte marrë malli për nënën e tij dhe akuzonte autoritetet greke se e kishin dënuar padrejtësisht. Kareli tha se nuk e meritonte dënimin. Kareli pas vrasjes së gardianit humbi jetën si pasojë e torturave në burgun grek. Trupi i tij mbërriti dje në Shqipëri ku do të prehet në banesën e fundit.

Ja letra e karelit para vrasjes së gardianit:

“Për shërbimin e burgut të Malandrinos.

Më keni futur dhe më mbanin këtu, kaq gjatë, kaq shumë vite.

Edhe pse kam vrarë dikë, ju pse nuk më lejoni që të shkoj në shtëpinë time për të gjetur dhe parë nënën time gjallë. Pse nuk më lejoni të shkoj në familjen time, pse?

Unë jam këtu që në vitin 1997 dhe ju nuk jeni ngopur me kaq shumë vite të jetës time?

Deri më tani unë ju kam dhënë jetën dhe 4 vite punë. Me atë gabim që kam bërë unë, nuk meritoj kaq shumë vite dhe ju ende vazhdoni të më mbani, pse?

Pse? Tani unë duhet të marrë jetën e njërit prej jush.

Kjo sepse ju keni marrë jetën time, po pse, pse ?”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama