Gazeta Tema publikoi sot pasdite pasaportën me identitet të rremë të kreut të republikanëve, Fatmir Mediu. Sipas kesaj pasaporte aleati kryesor i PD-së për gjithë këto vite figuron me emrin Fatmir Medihoxha.
Gazeta prej ditësh ka botuar disa fakte që ilustrojnë problemet me drejtësinë italiane të Fatmir Mediut. “Zoti Mediu është pajisur disa herë me pasaport me identitetin Fatmir Mehdihoxha, përfshi këtu pasaportë të thjeshtë dhe diplomatike”, shkruan Tema, sipas së cilës kjo është bërë që ai t’i shmangej drejtësisë italiane.
Kjo e fundit e ka dënuar Mediun me 3 vite burg pasi akuzohej se kishte marrë nën mbrojtje politike një trafikant, duke i dhënë atij mbulesë politike në kuadër të një delegacioni parlamentar. Por ndërkohë Gazeta Tema thotë se e ndërpret këtu raportimin për këtë histori, për shkak se Fatmir Mediu ka një preokuptim familjar të rëndësishëm dhe nuk do të ndikojmë në këtë situatë.
Përveç pasaportës me identitet të rremë, gazeta ka publikuar edhe disa lëvizje të kreut të PR-së me këtë dokument identifikimi./